TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti për Ligjin e ri për zgjedhjet: Lehtësohen procedurat për votimin e diasporës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kënaqshmëria ndaj punës së Kryeministrit bie nga 52.6% në 44.9% për gjashtë muaj

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur miratimin e draftit të reformës zgjedhore nga Komisioni Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Kurti ka shtuar se me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet do të ketë shumë lehtësime për votimin e diasporës.

Sipas tij, drafti i të cilit u tha se do të shkojë shpejt për opinione në Qeveri, do t’i shndërrojë ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në qendra votimi gjatë zgjedhjeve.

“Javën e kaluar Komisioni ad-hoc për reformë zgjedhore, i themeluar nga Kuvendi i Republikës përmbylli punën e tij duke hartuar draftin e ri të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtë draft së shpejti do ta kemi për trajtim edhe në Qeveri, për të dhënë opinionin dhe komentet tona. Megjithatë, sot para jush dua ta shpalos një dimension të veçantë të tij, e që ka të bëjë me votimin e mërgatës në zgjedhjet në Kosovë. Në esencë, ky draft ligj i jep fund një padrejtësi të gjatë ndaj mërgatës, kur vjen puna te votimi dhe përmbush përfundimisht edhe një zotim tonin ndaj mërgatës. Ai parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit të tyre politik, teksa ambasadat dhe konsullatat e Republikës gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit”, tha Kurti.

Sipas tij, votuesit nga mërgata në të kaluarën përgjithësisht janë përballur me dy sfida.

“Së pari, regjistrimi i tyre ka përfshirë procedura të komplikuara e burokraci. Së dyti, afatet për dërgimin e fletëvotimeve me postë kanë qenë të shkurta, krahas kostos së lartë financiare. Sipas draft ligjit, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, bashkatdhetarët do të evidentohen si votues në mënyrë elektronike. Regjistrimi i tyre do të jetë shumë më i lehtë dhe do të bëhet Online, ngjashëm si në shembullin e shërbimeve, të cilat kryhen sot në platformën e-Kosova. Ndërsa, për hedhjen e fletëvotimeve, ata do të kenë tri opsione: I pari, do të jetë votimi fizikisht një ditë para ditës së zgjedhjeve në njërën nga ambasadat apo konsullatat e Republikës së Kosovës. Opsioni i dytë do të jetë dërgimi i fletëvotimeve me postë brenda vendit ku jetojnë, në adresën që e cakton Ambasada e Republikës së Kosovës. Me këtë, ambasadat do të shndërrohen në qendra të grumbullimit të fletëvotimeve. Kjo do t’i kursejë bashkatdhetarëve tanë buxhet dhe kohë dhe do të mundësojë që fletëvotimet të arrijnë shpejt e sigurt; si dhe Opsioni i tretë mbetet mënyra e vjetër e votimit, duke i dërguar fletëvotimet me postë në adresë të Komisionit Qendror Zgjedhor për vendet ku Kosova nuk ka ambasadë apo konsullatë ende”, u shpreh Kurti.

“Mërgata jonë përbën rreth 1/3 të popullsisë së tërësishme të vendit, të cilët të lidhur ngushtë me vendlindjen dhe me një kontribut të madh ekonomik e politik si në të kaluarën, ashtu edhe tani, meritojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë. Për shkak të barrierave dhe procedurave burokratike, interesimi i tyre për vendlindje ka qenë gjithmonë më i lartë sesa pjesëmarrja në procese zgjedhore. Me ndryshimet sipas draft ligjit të ri, pjesëmarrja në zgjedhje do t’i përgjigjet interesimit dhe vullnetit për qenë pjesë e vendimmarrjes. Uroj që ky projektligj të kalojë sa më parë të gjitha procedurat e parapara deri në miratimin në Kuvend. Si Qeveri e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të përgatitur e përshtatur infrastrukturën në ambasada e në konsullata edhe për këtë shërbim ndaj bashkatdhetarëve tonë”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti rreth ndryshimit të Ligjit të Zgjedhjeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti fton për takim Hamzën pas dështimit të marrëveshjes me Abdixhikun

Kurti fton për takim Hamzën pas dështimit të marrëveshjes me Abdixhikun

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

S’ka marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Provova, nuk arrita fatkeqësisht

S’ka marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Provova, nuk arrita fatkeqësisht

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Kurti fton për takim Hamzën pas dështimit të marrëveshjes me Abdixhikun

Kurti fton për takim Hamzën pas dështimit të marrëveshjes me Abdixhikun

Xhaka mbetet te Zvicra edhe pas Botërorit

Xhaka mbetet te Zvicra edhe pas Botërorit

Basketboll, të mërkurën konfirmohen finalistët e Kupës

Basketboll, gjysmëfinalet nisin në mesjavë

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

Rudiger mbetet te Real Madridi, Alaba largohet

Rudiger mbetet te Real Madridi, Alaba largohet

S’ka marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Provova, nuk arrita fatkeqësisht

S’ka marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Provova, nuk arrita fatkeqësisht

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën