TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

by tëvë1
29 minuta ago
0
A A
Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

Në Kosovë janë konfirmuar 269 raste me fruth nga 16 prilli deri më 1 nëntor 2026, prej të cilave 27 vetëm gjatë javës së fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se rastet janë regjistruar në 23 komuna të vendit, ndërsa pjesa dërrmuese e të prekurve janë fëmijë.

Sipas IKShPK-së, mbi 95% e rasteve të konfirmuara u përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

Instituti ka paralajmëruar se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

Për këtë arsye, IKShPK ka kërkuar rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim, duke theksuar se imunizimi në kohë është masa kryesore për parandalimin e sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj.
Krahas vaksinimit sipas kalendarit të rregullt, institucionet shëndetësore po vazhdojnë edhe vaksinimin plotësues për fëmijët që nuk janë vaksinuar ose nuk i kanë marrë të dy dozat e parapara.
Gjatë vitit 2026, përmes këtyre aktiviteteve janë vaksinuar mbi 4.006 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe, në rast të mungesës së ndonjë doze, të kontaktojnë ekipet përkatëse shëndetësore.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i pambrojtur për shkak të vaksinimit të vonuar ose të papërfunduar”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Instituti ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve është thelbësor për ndërprerjen e përhapjes së fruthit.

“Vaksinimi është e drejtë dhe përgjegjësi e përbashkët. Mbrojtja e çdo fëmije fillon me vaksinimin në kohë”, ka përfunduar IKShPK.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre persona arrestohet nën dyshimin për ngacmim seksual

​Liga e Kampionëve ndez garën sonte, nëntë ndeshje në program

​Liga e Kampionëve ndez garën sonte, nëntë ndeshje në program

Rama vijon thirrjet e përsëritura ndaj studentëve për dialog

Rama vijon thirrjet e përsëritura ndaj studentëve për dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën