TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti për Hasan Prishtinën: Është figura më e kompletuar në historinë politike moderne të shqiptarëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti për Hasan Prishtinën: Është figura më e kompletuar në historinë politike moderne të shqiptarëve

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar politikanin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Hasan Prishtinën, në 90-vjetorin e vrasjes së tij.

Kurti ka përmendur pjesë të një fjalimi që Hasan Prishtina e kishte thënë në varrimin e Luigj Gurakuqit. Sipas Kurtit ato fjalë mund të lexohen sot me po të njejtën vërtetësi edhe për vetë Hasan Prishtinën.

“O Gurakuq, me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër jo kurrë, se emri yt është shkruar në zemrat e shqiptarëve të vërtetë dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruajë me shkronja të arta! Qoftë mallkuar ajo dorë e ndyrë që të vrau! Ndofta edhe prej nesh do të vriten, por të siguroj se idealin tënd asnjë forcë nuk do të mundet të na e shuajë ose të na e pakësojë. Në këtë mënyrë tradhtarët duhet ta dinë se do të na shtojnë e forcojnë parimet e tua të shenjta. Do të vijë një ditë që monumentin tënd do ta ngrehim në Shqipëri, atë ditë na e tregon gjaku yt i derdhur nër rrugët e huaja. Sot përkulemi me një respekt të madh përpara trupit të shenjtë, e dikur do të përulemi përpara atij monumenti!”, ka cituar Kurti fjalët e Prishtinës.

Kryeministri i vendit ka shkruar se Hasan Prishtina duket që e ka parandjerë vrasjen e tij duke e cilësuar tutje atë si figurën më të kompletuar në historinë politike moderne të shqiptarëve.

“Me këto fjalë të Hasan Prishtinës për Luigj Gurakuqin, ku ai duket se e ka parandjerë edhe vrasjen e vetë atij, le ta kujtojmë këtë politikan aq autentik, patriot të paepur, artikulues i të drejtave të shqiptarëve dhe zë i tyre, prijës kryengritjesh për liri dhe lider largpamës. Vërtetë jetojmë në kohëra të tjera, por ai ende është një personalitet për t’u pasuar, sepse figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve!”, ka shkruar Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Enver Zymeri e Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor për çdo pjesëtarë të policisë

Kurti: Enver Zymeri e Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor për çdo pjesëtarë të policisë

Kurti: Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për zbulimin e varrezave masive

Kurti: Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për zbulimin e varrezave masive

A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?

A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, diell, shi e shkarkime rrufesh

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, diell, shi e shkarkime rrufesh

Kurti: Enver Zymeri e Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor për çdo pjesëtarë të policisë

Kurti: Enver Zymeri e Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor për çdo pjesëtarë të policisë

Kurti: Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për zbulimin e varrezave masive

Kurti: Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për zbulimin e varrezave masive

Ballkani vazhdon me fitore

Ballkani vazhdon me fitore

Malisheva në krye të Superligës

Malisheva në krye të Superligës

Barcelona nuk ka të ndalur, mposht Valencian

Barcelona nuk ka të ndalur, mposht Valencian

​Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

​Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

Adidas përballet me thirrje për bojkot pas përfshirjes së ish-ushtarit izraelit në fushatën “Një Këpucë”

Adidas përballet me thirrje për bojkot pas përfshirjes së ish-ushtarit izraelit në fushatën “Një Këpucë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën