TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

by Tëvë1
41 minuta ago
3
A A
Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas takimit me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, ku ka deklaruar se i ka njoftuar ata për zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit.

Kurti tha se në takim ka ndarë informacionet lidhur me dakordimin për kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu, duke shprehur keqardhje për situatën e krijuar pas deklarimit të gjashtë deputetëve të LDK-së se nuk do ta mbështesin atë.

“Ky takim me grupin multietnik është aranzhuar shumë më herët, por unë i njoftova për bisedimet që kam pasur, për marrëveshjet politike që kemi bërë me LDK-në, për emrin e përveçëm të presidentit, për të cilin jemi dakorduar tashmë, profesorin Bekim Sejdiun. Ata ndajnë keqardhjen me të gjithë ne që kjo nuk po mund të realizohet, për shkak se gjashtë deputetë nga LDK-ja nuk e respektojnë këtë marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se marrëveshja ishte rezultat i negociatave dhe vullnetit për të arritur një dakordim politik.

“Dakordimi ka qenë që të negociojmë me vullnet të mirë dhe të përpiqemi që palët të arrijnë marrëveshje, gjë që kemi bërë. Këtu ishim gjithsej dhjetë veta, pesë jemi në Qeveri dhe pesë në legjislaturën e ardhshme, që tashmë kanë bërë betimin si deputetë. Ne do të vazhdojmë tutje bashkë, duke u përpjekur që t’i reduktojmë zgjedhjet e reja”, u shpreh ai.

Kurti tha se zhvillimet e fundit paraqesin një situatë negative, por sipas tij, ka pasur progres në krahasim me legjislaturat e kaluara sa i përket votave për presidentin.

“Ta keni parasysh që dje pasdite ndodhi një zhvillim negativ, por kemi pasur progres dhe në këtë legjislaturë jemi më mirë se në të kaluarën sa i përket votave për president”, deklaroi Kurti.

Kurti u pyet edhe për takimin që zhvilloi sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se Abdixhiku e ka informuar për situatën brenda LDK-së, ndërsa edhe vetë e ka njoftuar për diskutimet që ka pasur me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes.

“Nga kryetari Abdixhiku jam informuar për situatën e tij, gjithashtu e njoftova edhe unë për diskutimet që kam pasur me Grupin Parlamentar të VV-së. Tash na duhet edhe një mbledhje e re e Kryesisë, por vendimtar është të jemi optimistë, sepse situata është më ndryshe se përpara”, ka thënë Kurti.

Në fund, Kurti theksoi se kandidatura e Bekim Sejdiut ishte rezultat i drejtpërdrejtë i negociatave mes dy partive.

“Propozimi konkret është Bekim Sejdiu. Jemi marrë vesh, kemi negociuar, negociatat kanë rezultuar, shyqyr, me marrëveshje dhe dikush e ka pasur shumë më shumë problem që kemi arritur marrëveshje sesa në kohën kur nuk kemi arritur ato. Ta shohim se çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim”, tha Kurti.

Tags: albin kurtitakimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president

Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti i përgjigjet Abdixhikut: Nuk pranojmë imponime, kemi parime

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president

Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti i përgjigjet Abdixhikut: Nuk pranojmë imponime, kemi parime

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

“Këndi i debatit”- 02.09.2026

“Këndi i debatit”- 02.09.2026

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën