TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në takim me komisioneren Kos bën thirrje për largimin e masave ndaj Kosovës

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Kurti në takim me komisioneren Kos bën thirrje për largimin e masave ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në Bruksel është mirëpritur nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas komunikatës, gjatë takimit kryeministri Kurti ka bërë thirrje për largimin e masave ndaj Kosovës, si dhe ka thënë se Kosova meriton pranimin e pyetësorit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Në këtë takim të parë ndërmjet tyre që prej marrjes së detyrës së re nga znj. Kos, kryeministri Kurti u shpreh se përkushtimi i Republikës së Kosovës në zbatimin e reformave evropiane dhe linjëzimi i plotë me vlerat dhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian meriton pranimin e pyetësorit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, teksa po i afrohemi 2-vjetorit të dorëzimit të aplikimit për anëtarësim. Gjithashtu, ai bëri thirrje për largimin e masave ndaj Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Kurti e ka njoftuar komisioneren Kos mbi detajet dhe informacionet në lidhje me sulmin kinetik terrorist të së premtes së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Ndërkohë që hetimet për sulmin e fundit po vazhdojnë, kryeministri nënvizoi që në mesin e konfiskimeve të bëra në lidhje me rastin, krahas armatimit dhe municioneve, janë gjetur edhe 74 emblema ushtarake, prej të cilave 20 janë të njësive të ndryshme ushtarake ruse, përveç atyre serbe”, shtohet në komunikatë.

Gjithashtu bëhet e ditur se është diskutuar edhe për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për përparimet e arritura në agjendën e reformave evropiane, reformave institucionale në Kosovë, zhvillimit ekonomik, progresit demokratik dhe marrëdhënieve fqinjësore.

“Kryeministri u shpreh se Republika e Kosovës është shembull shumë i mirë që zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e Planit të Rritjes, i cili është instrumenti kryesor për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Me këtë rast, përmendi zbatimin e agjendës së reformave ERA II e cila deri në fund të vitit 2023 ka arritur shkallë zbatimi prej 72%, nga 45% sa ka qenë në qeverisjet e kaluara, dhe shumë reforma që kishin mbetur si rekomandime por të pazbatuara me vite të tëra e që gjetën epilog me qeverisjen tonë”, theksohet në komunikatë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci takohet me zyrtaren amerikane, diskutojnë zhvillimin e FSK-së dhe industrinë e mbrojtjes

Maqedonci takohet me zyrtaren amerikane, diskutojnë zhvillimin e FSK-së dhe industrinë e mbrojtjes

Hoxha: Dorëheqja e Gazmend Hoxhës amortizon përgjegjësinë politike, kërkohen hetime dhe shkarkime

Hoxha: Dorëheqja e Gazmend Hoxhës amortizon përgjegjësinë politike, kërkohen hetime dhe shkarkime

Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të përfshijnë edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Drenasin e Skenderajn

Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të përfshijnë edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Drenasin e Skenderajn

Përfundon protesta në Prishtinë për Arlinda Zekajn, qytetarët paralajmërojnë vazhdimin e mobilizimit

Manikyri i ri i Dua Lipës mund të bëhet trendi më i madh i thonjve gjatë këtij dimri

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet në Kosovë personi i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhërarrest ndërkombëtar të Luksemburgut

Ditari: 30.10.2026

Ditari: 30.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën