TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Një vendim i një dite më parë nga Qeveria në detyrë e Kosovës ka ngjallë reagime të shumta. Bëhet fjalë për ndarjen buxhetore të 2 milionë eurove për mbështetjen ndaj mërgatës, më saktësisht mbështetje për linjat ajrore. Opozita thonë se asnjëherë në historinë e Kosovës nuk është keqpërdorur më shumë paraja publike në fushatë zgjedhore, derisa kryeministri në detyrë thotë se kjo nuk po bëhet për blerje votash por e arsyeton me rritje të çmimit të karburantit dhe mundësisë që të ketë anulim të biletave.

by Fetije Kamberi
36 minuta ago
1 0
A A

Të martën mbrëma radha i erdhi pakos 4.5 të Ringjalljes Ekonomike.

E përmes saj, Qeveria në detyrë, ndau edhe 2 milionë euro të tjera.

Por këtë herë, kjo shumë u destinua për mërgimtarët.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, përmes kësaj shume, do të mbështetën linjat e fluturimit për destinacionet që i shërbejnë mërgatës.

Por kjo ndarje buxhetore, u prit me kritika të ashpra nga partitë opozitare.

Madje, Përparim Gruda nga PDK, kërkoi hetim nga prokuroria.

“Ky është keqpërdorim i pastër i parasë publike për interesa partiake. Kur pushteti përdor buxhetin e Kosovës për fushatë, zgjedhjet nuk janë më as të lira dhe as të ndershme. Prokuroria e Shtetit duhet të nisë menjëherë hetime për këtë skandal dhe për përgjegjësit e këtij vendimi. Heshtja në këtë rast do të ishte bashkëfajësi”, tha Përparim Gruda nga PDK.

E Hykmete Bajrami nga LDK, tha se kurrë më shumë nuk është keqpërdorur buxheti i shtetit në prag të zgjedhjeve.

“Para një jave ndau rreth 100 milionë euro. Sot edhe 2 milionë të tjera për bileta. 100-she, 500-she, subvencione e bileta – krejt këto jo pse Kurti brengoset për ju, po sepse ju votoni me 7 qershor. Mos harroni: këto janë paratë e rrugëve që nuk u kryen, shkollave e çerdheve që nuk u ndërtuan, digjitalizimit të arsimit që nuk nisi asnjëherë, barnave që mungojnë në spitale dhe naftës që e keni paguar më shtrenjtë”, shpreh ajo.

I ashpër në reagim, ishte edhe kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini.

“Njeriu që ka akuzuar regjime jo ekzistente, sot vetë po ndërton regjim kriminal. Ky njeri po abuzon me gjithçka deri në skaj, veç për me mbet vetë në pushtet. Nuk ka ndjenja për popullin, nuk ka ndjenja për njerëzit, e as për vendin e tij. Po e çon vendin drejt situatave të paparashikueshme…”, tha Gjini.

Por, ndaj pretendimeve të opozitës, mesditën e së mërkurës ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ky tha se për shkak të rritjes së kostos së karburantit, fluturimet e mërgimtarëve për korrik dhe gusht, mund të anuloheshin.

“Anulimi i fluturimeve në muajt e verës, do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund te vinin siç vijnë zakonisht në muajt korrik dhe gusht. E kjo do të ishte keq për ta dhe familjet e tyre, por do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit. Prandaj kam angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të parë mundësinë e një mase që do ta parandalonte një situatë të tillë”, sqaroi Kurti të mërkurën.

Kundër kësaj ndarje buxhetor, të martën kanë kanë reaguar edhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë..

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kasolli: Subvencionimi i linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Kasolli: Subvencionimi i linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Kurti: Subvencionimi i linjave ajrore për mërgimtarët s’është blerje votash

Kurti priti në takim delegacionin bipartizan të kongresistëve amerikanë

Kurti priti në takim delegacionin bipartizan të kongresistëve amerikanë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën