TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti: Modernizimi i njësisë prodhuese garanton stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
​Kurti: Modernizimi i njësisë prodhuese garanton stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar termocentralin “Kosova B”, në përmbyllje të punimeve në rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë B2.

Kurti deklaroi se modernizimi i kësaj njësie prodhuese “garanton stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për gjithë vendin”.

Ai shtoi se kapaciteti prodhues është rritur për 35 megavat orë, për çka tha se sistemi është më efikas, më i qëndrueshëm dhe më i sigurt.

“Sot po shënojmë përmbylljen me sukses të një prej projekteve më të rëndësishme të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që nga ndërtimi. Modernizimi i njësisë prodhuese B2, që garanton stabilitetin afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për gjithë vendin. Jemi këtu bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjithashtu edhe me kryeshefin, ushtruesin e detyrës së korporatës të kryeshefit në KEK, Gramoz Hashanin. Pastaj me kryetarin e bordin të KEK-ut, Valdrin Krasniqi dhe me anëtarët e tjerë të bordit që t’i përgëzojmë punëtorët dhe KEK-un në përgjithësi për këtë të arritur shumë të rëndësishme për vendin tonë”, tha ai.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se kapaciteti prodhues është rritur për 35 megavat orë.

Më tej, Kurti theksoi se me investimet në këtë sistem janë kursyer edhe miliona euro në mirëmbajtje.

“Një përmirësim që do të kursej miliona euro në mirëmbajtje dhe do të garantojë stabilitet më të madh afatgjatë”, u shpreh Kurti.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se investime të ngjashme do të bëhen edhe në bllokun B1 gjatë vitit të ardhshëm. Aktualisht, sipas saj, po prodhohet në dy blloqe të termocentralit “Kosova A” dhe dy blloqe të “Kosova B”.

 

Tags: albin kurtiEnergjia Elektrikemodernizimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për Kosovën

Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për Kosovën

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Gjendet pa shenja jete i moshuari që ishte shpallur i zhdukur

Gjendet pa shenja jete i moshuari që ishte shpallur i zhdukur

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Dyshohet se qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, Policia po e heton rastin

Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për Kosovën

Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për Kosovën

Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Gjendet pa shenja jete i moshuari që ishte shpallur i zhdukur

Gjendet pa shenja jete i moshuari që ishte shpallur i zhdukur

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Dyshohet se qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, Policia po e heton rastin

Raporti i NYT: Zyrtari amerikan mbrojti Netanyahun nga shqyrtimi i Uashingtonit përmes kabllogrameve të filtruara

Raporti i NYT: Zyrtari amerikan mbrojti Netanyahun nga shqyrtimi i Uashingtonit përmes kabllogrameve të filtruara

Gojnovci: Opozita doli më e fituar politikisht nga zgjedhja e presidentes

Gojnovci: Opozita doli më e fituar politikisht nga zgjedhja e presidentes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën