TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara ka qenë prioritet i qeverisë

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Kurti: Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara ka qenë prioritet i qeverisë

Në Teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara me shfaqjen teatrale “Kulturë pa barriera”, një aktivitet që mblodhi artistë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë në skenë, duke promovuar përfshirjen dhe bashkëjetesën përmes artit.

Sipas njoftimit, para fillimit të shfaqjes, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti ku theksoi se kjo shfaqje, e realizuar nga persona me aftësi të kufizuara dhe artistë të komuniteteve të ndryshme, është një shembull i fuqishëm i bashkimit përmes vlerave dhe kulturës.

‘Kulturë pa barriera’ është një shembull i gjallë i asaj çka mund të arrijmë si vend kur nuk i ndajmë njerëzit në kategori, por i bashkojmë me vlera”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se gjatë pothuajse pesë viteve të qeverisjes, kabineti qeveritar është përpjekur që drejtësia sociale, barazia dhe përfshirja të shndërrohen në politika konkrete, duke vënë në prioritet mbështetjen financiare dhe përmirësimin e perceptimit publik ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Sipas tij, personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të konsiderohen si përfitues pasivë, por si kontribuues aktivë në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të vendit.

Në fjalën e tij, kryeministri përmendi një sërë iniciativash të ndërmarra gjatë mandatit qeverisës, përfshirë: mbështetjen shtetërore për Komitetin Paralimpik dhe Olimpiadën Speciale, krijimin e mundësive për aktivitet sportiv vendor e ndërkombëtar, ofrimin e trajnimeve dhe mbështetjes në punësim për 239 persona me aftësi të kufizuara, prej të cilëve 120 gra e vajza, ndarjen e 70 bursave universitare, punësimin e 422 asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta në shkollat e Kosovës, si dhe rritjen e pensioneve për këtë kategori.

Drejt artistëve pjesëmarrës, Kurti shprehu mirënjohje të thellë: “Me talentin, energjinë dhe guximin tuaj, na kujtoni se çfarë është e rëndësishme në këtë vend: njerëzit dhe dinjiteti, bashkëjetesa dhe ëndrrat”

Ai përmbylli fjalën me thirrjen që askush të mos mbetet pas, duke theksuar se çdo qytetar ka vend, rol dhe vlerë në shoqëri./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

IKSHPK: Uji në pishinën e Gërmisë nuk i plotëson standardet mikrobiologjike

Mbyllet përkohësisht pishina e Gërmisë

Kos: Asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE deri më tani s’ka marrë dhe as nuk mund të marrë garanci

Kos: Asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE deri më tani s’ka marrë dhe as nuk mund të marrë garanci

Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

Behrami: Kurti ta ndërpresë vizitën në Greqi dhe t’i nisë negociatat për presidentin

Behrami: Kurti ta ndërpresë vizitën në Greqi dhe t’i nisë negociatat për presidentin

Zvicra në çerekfinale, fiton me penallti

Ekspertët diskutojnë të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit në Dialogët e Samitit të NATO-s

Ekspertët diskutojnë të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit në Dialogët e Samitit të NATO-s

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin jubilar: 104 vepra nga e gjithë bota në konkurrencë

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin jubilar: 104 vepra nga e gjithë bota në konkurrencë

Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

Behrami: Kurti ta ndërpresë vizitën në Greqi dhe t’i nisë negociatat për presidentin

Behrami: Kurti ta ndërpresë vizitën në Greqi dhe t’i nisë negociatat për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën