TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti hesht për koalicion me LDK-në, mbeten të paqarta marrëveshjet për institucionet e reja

Numërimi i votave tashmë ka përfunduar, dhe përbërja e re e Kuvendit dihet. Prandaj, partitë politike përpara vetes kanë çështjen e rëndësishme të formimin e institucioneve të reja. Sot, kryeministri Albin Kurti refuzoi të komentoj në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

by Fetije Kamberi
4 javë ago
1 0
A A

Në Kuvend, partia e tij i ka fituar 53 ulëse.

E ky përfaqësim, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ia mundëson formimin e Qeverisë por jo edhe zgjedhjen e presidentit.

Andaj të premten, gazetarët e pyetën për një koalcion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Por i pari i Qeverisë në detyrë, nuk dha komente për këtë cështje.

Më shumë për një marrëveshje në mes partive ka folur ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla.

“Se cilët do të jenë hapat që do të ndjekim, atë do të ulemi së pari brenda koalicionit t’i diskutojmë dhe pastaj do të ulemi të diskutojmë edhe me partitë opozitare edhe do të jemi përsëri të përkushtuar dhe të angazhuar që të gjejmë mënyra për ta çarë bllokadën e krijuar”, tha Gërvalla.

Gërvalla vlerëson se qytetarët tashmë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre.

“Është koha me u ulë dhe të diskutohet seriozisht dhe të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues. Qytetari e ka thënë fjalën e vet për herë të tretë, e ka thënë fjalën e vet qartë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve po shihet, po presim rezultatet zyrtare, po presim certifikimin e tyre dhe po dua të besoj që ishte hera e fundit që shkojmë në zgjedhje të panevojshme dhe joracionale e jo të kuptueshme për qytetarët”, tha ajo.

Si parti e dytë nga zgjedhjet ka dalë Partia Demokratike e Kosovës.

Por këta të fundit, nuk shohin mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin.

E të vështirë një koalicion mes partive politike, po e shesh edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Me këtë konfiguracion aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje do të mund të formojë e vetme Qeverinë, vetëm me komunitetet pakicë jo serbe përjashto këtu zotëri Rashiq i cili pritet të jetë pjesë e ekzekutivit. Që nënkupton që diskutimet e marrëveshjeve eventuale politike. Për çështjen e presidentit mund të vështirësohet ndjeshëm duke e ditur që Lëvizja Vetëvendosje në kuptim të funksionimit të ekzekutivit nuk ka fare nevojë për koalicion me subjekte të tjera, por që një koalicion i tillë duhet për çështjen e presidentit e ku partitë opozitare besoj mund ta shohin të paleverdishme një marrëveshje të tillë nëse presidenti nuk do të jetë nga radhët e tyre, duke e ditur që çfarëdo matematike për të hyrë në Qeveri mund të jetë afatshkurtër pasi zoti Kurti dhe qeveria për shkak të numrave që janë e ka mundësinë që pastaj kurdo të largoj cilindo subjekt politik nga koalicioni qeverisës dhe ti mbijetoj ndonjë mocioni eventual”, tha Cakolli.

Mungesa e konsensusit për Presidentin, u bë shkak që Kosova shkoi në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, vetëm gjashtë muaj pas atyre të 28 dhjetorit të fundvitit të kaluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën