TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Gratë duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo institucion

by Tëvë1
37 minuta ago
0
A A
Kurti: Gratë duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo institucion

Në Prishtinë po vazhdon dita e dytë e konferencës ndërkombëtare “Partneritetet për ndryshim: Gratë që transformojnë sistemet, Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri Kurti theksoi se gratë kanë qenë gjithmonë shtyllë e historisë së zhvillimit dhe qëndresës së vendit tonë.

“Sot, përgjegjësia jonë është që kontributi i tyre të shndërrohet gjithnjë e më shumë në mundësi pjesëmarrjeje dhe vendimmarrjeje. Barazia në të drejta dhe mundësi do të thotë që të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe ligji të zbatohen në çdo gjykatë, në çdo komunë, në çdo vend pune, në çdo stacion policie dhe në çdo institucion. Do të thotë që dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk tolerohet, nuk tolerohet dhe nuk fshihet, por parandalohet dhe ndëshkohet. Do të thotë që çdo vajzë dhe grua të ketë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e saj. Barazia në të drejta dhe mundësi do të thotë gjithashtu që gratë të mos jenë vetëm votuese që përfshihen, por qytetare që marrin pjesë, që bëhen vendimmarrëse”, theksoi ai.

Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Jahjaga, Egzona Bexheti, theksoi se kjo konferencë shkon përtej diskutimeve tradicionale për barazinë gjinore.

“Sot do të flasim për rolin e grave në paqe dhe siguri, në diplomaci, ndërmjetësim, institucionet e sigurisë dhe vendimmarrje. Do të trajtojmë gjithashtu fuqizimin ekonomik, ndryshimet klimatike, si dhe mënyrën se si këto transformime po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e grave dhe të rinjve”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se në vitin 2012, Parimet e Prishtinës artikuluan një vizion që sot duhet të jetë standard i qeverisjes demokratike, sepse pa pjesëmarrjen e plotë dhe lidershipin e grave nuk mund të ketë siguri gjithëpërfshirëse, drejtësi të plotë, zhvillim të qëndrueshëm dhe paqe afatgjatë.

“Pa pjesëmarrjen e plotë dhe lidershipin e grave nuk mund të ketë siguri gjithëpërfshirëse, drejtësi të plotë, zhvillim të qëndrueshëm dhe paqe afatgjatë”, theksoi Jahjaga./rtk

Tags: albin kurtiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

​Kurti dhe von der Leyen vizituan objektin e ri të FShMN-së, investimi afër 18 milionë euro

​Kurti dhe von der Leyen vizituan objektin e ri të FShMN-së, investimi afër 18 milionë euro

Pesë ditë afat për presidentin, partitë ende pa marrëveshje

Pesë ditë afat për presidentin, partitë ende pa marrëveshje

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici

Emrat e tyre u përfolën në videot intime me Adrian Hilën, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

Emrat e tyre u përfolën në videot intime me Adrian Hilën, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Kurti: Gratë duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo institucion

Kurti: Gratë duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo institucion

​Kurti dhe von der Leyen vizituan objektin e ri të FShMN-së, investimi afër 18 milionë euro

​Kurti dhe von der Leyen vizituan objektin e ri të FShMN-së, investimi afër 18 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën