TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Edhe pas 24 viteve nuk kemi drejtësi, nuk kemi rehabilitim për familjet e viktimave

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Edhe pas 24 viteve nuk kemi drejtësi, nuk kemi rehabilitim për familjet e viktimave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me deputetë dhe ministra ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë, në kujtim të 24-vjetorit të masakrës, ku janë vrarë 376 persona, duke përfshirë civilë e fëmijë.

Kurti ka thënë se edhe pas 24 viteve ende nuk kemi drejtësi, dhe nuk kemi rehabilitim për familjet e viktimave.

“Bashkë me kryetarin e Kuvendit dhe me deputetë e ministra erdhëm këtu që të ndajmë dhembjen, pikëllimin, por gjithashtu të shprehim edhe mirënjohjen tonë të thellë me nënat, motrat, baballarët me vëllezërit dhe me fëmijët, gjyshërit, gjyshet e atyre të cilët u vranë para 24 viteve në mënyrë mizore nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit. 24 vite më vonë nuk kemi drejtësi, nuk kemi ende rehabilitim për familjet e viktimave dhe për mbarë popullin tonë”, tha kryeministri në një prononcim për media, raporton teve1.info.

Kurti ka thënë se shqiptarët kanë qenë bashkë në luftën çlirimtare, por u vranë nga forcat gjeoncidiale serbe.

“Në mesin e të vrarëve këtu në Mejë, janë edhe 11 nxënës dhe 20 arsimtarë, janë vrarë shqiptarët pa dallim moshe, gjinie, prejardhje e feje. Shqiptarët ishin bashkë në luftën çlirimtare, por ata u vranë bashkë prej forcave gjenocidale të Serbisë. Ne nuk e trajtojmë këtë si çështje historie, por si një çështje të jetës sonë të këputur. Meqenëse këta të ri e këto te reja, sot do t’i kishin familjet e tyre, sot do të vazhdonin jetën dhe do ta gëzonin lirinë, që i ka rrënjët në gjakun edhe në sakrificën e martirëve, dëshmorëve”, tha kryeministri.

Kurti ka bërë të ditur për inicimin e Qeverisë në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, që sipas tij janë hapa drejt zbardhjes së fatit të personave të pagjetur.

“Dje, në mbledhjen e Qeverisë e iniciuam aderimin në ICMP, që është Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe në Kuvend të Republikës do të ratifikohet në mënyrë që në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare ne të bëjmë hapa drejt zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, të atyre që u zhduken me dhunë, që u rrëmbyen me forcë duke kërkuar edhe të vërtetën edhe përgjegjësinë, pra drejtësinë”, tha ai.

Mes tjerash, kryeministri potencoi se si qeveri kanë themeluar drejtori të veçantë në kuadër të Policisë së Kosovës, ku do të adresohen e të zbulohen krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Në vitet e kaluara në Policinë e Kosovës për hetimet për krimet e kryera gjatë luftës  kanë qenë vetëm një sektor në kaudër të Drejtorisë së Krimeve të Rënda, ndërkaq tash e kemi bërë drejtori të  veçantë në kuadër të Policisë së Kosovës në atë që duhet të adresojë, të hulumtojë, të hetojë, të zbulojë krimet e kryera gjatë luftës dhe të mundësojë kapjen e kriminelëve duke e rritur numrin e zyrtarëve nga 19 në 41, pra është më shumë sesa dyfishim”. /teve1.info.

Tags: albin kurtidrejtesiMasakra e mejes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mediat në Shqipëri: Vdes gjykatësi që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

Mediat në Shqipëri: Vdes gjykatësi që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

Rama: Trami elektrik pritet të jetë në Prishtinë në qershor 2026

Rama: Trami elektrik pritet të jetë në Prishtinë në qershor 2026

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Ismaili me ‘kontratë’ për qytetarët e Prishtinës

Të shtëna me armë brenda Gjykatës në Tiranë, dyshohet se është plagosur gjyqtari

Edwards i Pejës shpallet “MVP”

Edwards i Pejës shpallet “MVP”

Ismaili me ‘kontratë’ për qytetarët e Prishtinës

Ismaili me ‘kontratë’ për qytetarët e Prishtinës

Çeku: Fshati do të bëhet pjesë e qytetit që funksionon, prodhon e zhvillohet

Çeku: Fshati do të bëhet pjesë e qytetit që funksionon, prodhon e zhvillohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën