TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Dikur korrupsion i madh, sot ka ngelur vetëm zhurma

by teve1
11 muaj ago
2
A A
Kurti: Dikur korrupsion i madh, sot ka ngelur vetëm zhurma

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se në të kaluarën në vend kishte shumë korrupsion dhe pak zhurmë rreth tij, pasi, sipas tij, ai nuk luftohej për shkak se “shteti ishte i kapur”.

Në adresimin e tij në Javën Kundër Korrupsionit, Kurti ka theksuar se tani, pas luftës dhe largimit të abuzuesve të homologimeve, asfaltimeve dhe terminaleve, duke kursyer qindra miliona, ka mbetur vetëm zhurma.

“Dikur kishim shumë korrupsion e më pak zhurmë për prezencën e tij. Ai nuk luftohej sepse shteti ishte i kapur. Sot kur ekonomia e buxheti i shtetit është shtuar me miliarda, kur janë luftuar e larguar abuzuesit e homologimeve, asfaltimeve e terminaleve, duke kursyer qindra miliona, ka ngelur, vetëm zhurma. E më të zhurmshmit janë ata që kanë humbur më së shumti”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se gjatë pesë viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje janë arritur rezultate të prekshme në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Gati pesë vite më parë, kur morëm mandatin qeverisës, korrupsioni nuk ishte perceptim, por realitet. Ishte një sistem i ngritur për t’i mbrojtur dhe pasuruar zyrtarët e korruptuar. Politikanët e korruptuar ju i larguat me votë, ndërsa ne e çmontuam sistemin që i mbronte ata. Gjatë qeverisjes sonë u shkatërruan 146 grupe kriminale, u arrestuan 350 zyrtarë publikë dhe u konfiskuan 6.7 ton drogë. U shkatërruan 23 laboratorë të drogës, përfshirë 13 në veri të vendit. Po ashtu, u mbyllën 10 objekte të laboratorëve ilegalë të kriptovalutave dhe u konfiskuan qindra pajisje”, ka theksuar ai.

Kryeministri në detyrë ka nënvizuar se rezultatet do të ishin edhe më të mira po të mos ishin bllokuar disa reforma kyçe nga Gjykata Kushtetuese.

“Rezultatet do t’i kishim edhe më të mira sikur të mos bllokohej reforma antikorrupsion nga Gjykata Kushtetuese, sidomos Byroja Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka deklaruar Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën