TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët prioritet kryesor

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët prioritet kryesor

Është hapur edicionit të 13-të të Festivalit të Teknologjisë KosICT 2024, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët është prioritet kryesor në agjendën e tij qeverisëse.

Kryeministri Kurti, ka theksuar se po planifikohet ndërtimi i Qendrave të Integruara të Shërbimit, për të gjithë qytetarët që s’kanë mundësi t’i kryejnë këto shërbime vetë.

“Gjithëpërfshirja është çelësi. Për ata që nuk munden t’i përdorin shërbimet digjitale, do të mund të kërkojnë ndihmë në Qendrat e Integruara të Shërbimit. Qendrat e para do të jenë në Prishtinë dhe jemi të entuziazmuar se si këto qendra do të punojnë. Siguria është e rëndësishme kur flasim për digjitalizim. Prandaj kemi themeluar qendrën e sigurisë kibernetike dhe së shpejti do të hapen edhe vendet e punës për agjencinë e sigurisë kibernetike”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka thënë se janë të fokusuar që politikat digjitale të zhvillohen në shërbim të qytetarëve, ndërsa për ata qe nuk munden t’i përdorin këto shërbime, do të ndërtohen Qendrat e Integruara të Shërbimit. Sipas tij, platforma E-Kosova ka qenë një sukses i madh, ndërsa ka theksuar se siguria kibernetike është shumë e rëndësishme.

Kryetari i bordit të Shoqatës së Kosovës për Teknologji Informative, Ermal Sadiku, ka thënë se teknologjia e informacionit dhe komunikimit ka fuqinë për të ndryshuar jetën e njerëzve në vendet e vogla si Kosova. Sipas tij, është një ndër industritë më transformuese në botë.

“Në vendet e vogla si Kosova mund të shohim si teknologjia e zhvillon vendin dhe ndryshon jetën e njerëzve. Rëndësia e inxhinierëve është se ata trajnojnë inxhinierë të tjerë të rinj dhe kompani, për të ndryshuar jetën e njerëzve”, ka theksuar ai.

Tags: albin kurtiKosICT 2024
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa bën thirrje për koalicion LVV-PDK: Kosovës i duhet unitet dhe drejtim i ri

Mustafa bën thirrje për koalicion LVV-PDK: Kosovës i duhet unitet dhe drejtim i ri

Rama pas deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Speciales: Mbi partitë është shteti

Rama pas deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Speciales: Mbi partitë është shteti

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

LDK-ja me dy kryetarë në komisionet parlamentare, propozon edhe zëvendëskryetarët

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Këto janë tetë komisionet që do të drejtohen nga VV-ja në Kuvend

Dua Lipa ndan pamje nga dasma familjare në Kosovë

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon me vdekje të burgosurin palestinez

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon me vdekje të burgosurin palestinez

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

LDK-ja me dy kryetarë në komisionet parlamentare, propozon edhe zëvendëskryetarët

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Këto janë tetë komisionet që do të drejtohen nga VV-ja në Kuvend

Miratohet Komisioni i ri për Provimin e Jurisprudencës, kjo është përbërja

PDK propozon emrat për 16 komisionet parlamentare, tri do t’i drejtojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën