TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kurrë më e bukur se sot nuk është dukur Prishtina”, Vlora Çitaku pas “Marshit për Liri”

by Teve1
3 muaj ago
1
A A
Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas Marshit për Liri, i cili u zhvillua sot në kryeqytet, duke thënë se Prishtina kurrë nuk është dukur më e bukur.

Çitaku, ka deklaruar edhe se, Prishtina foli edhe për ata që nuk janë më, për të rënët, për dëshmorët, për familjet që dhanë më të dashurit e tyre, për një gjeneratë që rrezikoi gjithçka që ne sot të mund të jetojmë të lirë.

“Kurrë më e bukur nuk është dukur Prishtina. Të rinj e të moshuar. Gra e burra. Nëna e baballarë. Fëmijë që luftën e njohin vetëm nga rrëfimet e prindërve të tyre dhe njerëz që ende i bartin plagët e saj. Një popull i ngritur në këmbë. Si një. Me një zë. Me një histori. Me një porosi. Me një thirrje: LIRI! Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi sot morën verdiktin e popullit të tyre. Të pafajshëm! Sepse ne kërkojmë drejtësi. Sepse nuk pranojmë që lufta jonë për liri të rishkruhet. Nuk pranojmë që historia e një populli që luftoi për të qenë i lirë të njolloset. Sot Prishtina foli edhe për ata që nuk janë më. Për të rënët. Për dëshmorët. Për familjet që dhanë më të dashurit e tyre. Për një gjeneratë që rrezikoi gjithçka që ne sot të mund të jetojmë të lirë. Ishte diçka jashtëzakonisht e fuqishme ta shihje Kosovën sot. Një popull i tërë, bashkë, përballë historisë së vet. Sepse ka momente kur një popull duhet ta kujtojë kush është, nga ka ardhur dhe sa shumë ka kushtuar liria e tij. Sot ishte një prej atyre momenteve. Kosova kujtoi se lirinë nuk e morëm dhuratë. Për të u luftua. Për të u sakrifikua. Për të u dhanë jetë. Hashim, Kadri, Jakup, Rexhep,sot Kosova ishte në këmbë për ju. Sot e morët verdiktin e popullit tuaj: Të pafajshëm! Tash ju presim aty ku e keni vendin. Në Kosovën e lirë, për të cilën luftuat. Ju presim në shtëpi, çlirimtarë! LIRI!”, shkruan Vlora Çitaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ymeri: Me Kurtin në Qeveri nuk do të ketë gaz amerikan

Ymeri: Me Kurtin në Qeveri nuk do të ketë gaz amerikan

Ymeri: Masat emergjente në energji pa efekt, reduktimet pa asnjë llogari

Ymeri: Masat emergjente në energji pa efekt, reduktimet pa asnjë llogari

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje, dëmi ndaj bizneseve arrin në rreth 200 mijë euro

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje, dëmi ndaj bizneseve arrin në rreth 200 mijë euro

Qorrolli: Brukseli po e trajton Kosovën me logjikën e Luftës së Ftohtë

“InfoNata” 26.11.2026

KFOR-i zhvillon takim në Prishtinë me pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë

KFOR-i zhvillon takim në Prishtinë me pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë

“16 mijë fleta të formatit A5 për UÇK-në”-projekti i nxënësve në Ferizaj

“16 mijë fleta të formatit A5 për UÇK-në”-projekti i nxënësve në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën