TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kur ndodhi përçarja e parë mes Kurtit e Osmanit, Kusari-Lila tregon

by Tëvë1
41 minuta ago
1
A A
Kusari-Lila kritikon partitë opozitare: Respektoni rezultatin e zgjedhjeve, mos krijoni ngërç politik

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se çarja e parë serioze në raportet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani ka ndodhur gjatë menaxhimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

Kusari-Lila, e cila është ministre në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në “Intervista Zgjedhore” në KosovaPress, tha se tensionet mes Kurtit e Osmanit kanë lindur në vitin 2024 nga dallimet në qasjen institucionale rreth veprimeve në komunat veriore.

Sipas saj, moskoordinimi dhe mungesa e komunikimit mes institucioneve ka qenë faktor vendimtar në krijimin e një distance politike mes të dyve.

Kandidatja për deputete nga LVV-ja, tregoi detaje nga një takim që kishte pasur me Osmanin në nëntor të vitit 2024, që sipas saj, kishte parë dallimet mes Osmanit dhe qeverisë në atë periudhë.

“Kanë qenë çështje të cilat kanë ekzistuar midis vetë raporteve institucionale te zonja Osmani dhe zoti Kurti e zonja Gërvalla, siç janë bërë pastaj edhe publike. Është, mendoj që nuk po i bën nder fushatës komunikimi, qasja që zonja Osmani tashmë e ka karshi edhe Lëvizjes Vetëvendosje… E kam ndjerë në presion, e kam ndjerë që ajo e ka, domethënë e mban atë pakënaqësi që ekziston me qeverinë, por nuk më ka dukur as momenti i duhur, as forma, as mundësia që unë t’i trajtoj ato, për shkak se nuk kam qenë pjesë… unë nuk kam diskutuar asokohe, as këto janë çështje të cilat unë për herë të parë i kam dëgjuar tash kur i ka përmendur dhe nuk e besoj që qëndrojnë. Kanë qenë, po, çështje të komunikimit në raport kryesisht me situatën në veri. Do të thotë, çarja më e madhe ose mungesa e komunikimit ka ndodhur te insistimi atëherë kur ishte kryeministri Kurti për t’i mbajtur kryetarët, dy kryetarët që i kishte fituar Lëvizja Vetëvendosje, në dy komuna, në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, dy kryetarët në ndërtesat e komunave, në veçanti në Leposaviq, nëse e mbani mend, me Lulzim Hetemin”, deklaroi ajo.

Duke komentuar mundësinë e bashkëpunimit me ish-presidenten Osmani, tashmë si bartëse e listës zgjedhore të LDK-së, Kusari-Lila tha se retorika aktuale politike e saj nuk po shkon në drejtim të një figure unifikuese, siç kërkon roli institucional i presidentit.

Megjithatë, ajo theksoi se komunikimi mes forcave politike shqiptare mbetet i domosdoshëm.

“Po, unë besoj që nga diskutimet edhe nga retorika e cila po komunikohet, disi nuk po shkon në frymën e një personaliteti unifikues tashmë, se zyra e presidentit apo e presidentes është zyrë e cila gjithmonë ka kërkuar dhe kërkon, domethënë, atë rolin e një personi unifikues, dhe po shkon në kundërshtim me ato vlera që zonja Osmani mundohej t’i promovonte deri në momentin kur pretendonte edhe një mandat të dytë, sa ishte ende në zyrë. Kur thoshte se të gjithë po më duan, veç Vetëvendosja nuk po do të më propozojë. Ndërsa tash po dalin shumë fragmentime, po dalin, po referohet disa situatave të cilat kanë sjellë më shumë, ndoshta po ia rikthejnë… është dhënë nga përvoja ime politike dhe them se në politikë duhet lënë gjithmonë hapësira e komunikimit. Në veçanti në mes të partive shqiptare, të cilat kanë pjesëmarrje parlamentare dhe të cilat është e domosdoshme të paktën të komunikojmë edhe për gjërat për të cilat nuk pajtohemi. Do të thotë, komunikimi dhe dialogimi nuk kanë alternativë në gjuhën parlamentare”, shtoi ajo.

Sa i përket zgjedhjeve, Kusari-Lila u shpreh optimiste për rezultatin e LVV-së, duke deklaruar se sipas saj partia në pushtet mund të dalë edhe më e fortë se në zgjedhjet e kaluara.

Ajo e lidhi këtë vlerësim me mobilizimin në terren dhe mbështetjen qytetare që, sipas saj, është duke u rritur.

“Unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje do të dalë edhe më mirë se në dhjetor. Nga disponimi, nga mbështetja, nga mobilizimi që po e shohim në terren, dhe atë po e them pa ndonjë ndjenjë që dikush nga jashtë po u thotë qytetarëve që kjo është e rëndësishme… Po i bie një spontanitet, një vetëdije e qytetarëve në përgjithësi që, nëse po duan t’i japin më shumë Lëvizjes Vetëvendosje, ta kenë edhe më të qartë fitoren, do t’ia japin. Kjo është perceptimi im që po e ndjej e po e shoh në takime me qytetarët anë e mbanë Kosovës. E para. E dyta, ndjenja se, pavarësisht që po rritet shumica, sistemi elektoral i Kosovës, qoftë në Parlamentin e Kosovës me ulëset e rezervuara, prapë e kufizon një subjekt politik që të ketë më shumë, domethënë nëse dikush tjetër i fiton 51 për qind, në përkthim në numrin e ulëseve në Kuvend do të duhej të ishte mbi 60 deputetë, apo jo? Për arsye se janë 120. Megjithatë, ne e kemi sistemin me ulëse të rezervuara për komunitetet joshumicë, dhe prandaj kjo përqindje po vjen”, theksoi Kusari-Lila.

Sipas Kusari-Lilës, ndarja e shtesave prej 100 eurosh dhe subvencionimi i biletave ajrore për diasporën në vlerë prej 2 milionë eurosh nuk përbëjnë blerje votash. Ajo theksoi se këto hapa janë vazhdimësi e politikave sociale që rrisin mirëqenien e qytetarëve, duke hedhur poshtë ashpër akuzat e opozitës se po përdoret pasuria publike për përfitime elektorale.

“Pushteti keqpërdoret kur përdoret pasuria publike për përfitime personale. Kur përdoret pasuria publike për ngritje të mirëqenies së qytetarëve, nuk është keqpërdorim i pushtetit. Është ngritje e mirëqenies dhe është qeverisje e mirë… Assesi jo, për arsye se nuk është e njëhershme. Këto janë vendime që do të vazhdojnë e do të pasojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Dhe le të vijë një qeveri tjetër, le të thotë se unë do t’i ul shtesat për lehona. Ose unë do t’i ul shtesat për fëmijë. Ose unë do ta heq mekanizmin e, themi, mbështetjes së kategorive të ndryshme… Nëse, domethënë, është folur shumë për dy milionë euro që janë investuar ose që po investohen për të mos u humbur linjat ajrore gjatë verës për mërgimtarët tanë që vijnë. Vlera e remitencave që vijnë në Republikën e Kosovës brenda vitit kalon 1 miliard, domethënë mbi 1 miliard euro është. Dhe nëse janë 2 milionë euro të cilat jepen si mbështetje apo si siguri që të mos anulohen fluturimet për mërgimtarët, kjo do të shkaktonte me siguri shumë më shumë udhëtime me vetura, shumë më shumë mundësi për probleme e të tjera”, deklaroi Kusari-Lila.

Në vlerësimin e saj për periudhën e gjashtëvjeçare qeverisëse, Kusari-Lila tha se një nga arritjet kryesore ka qenë konsolidimi institucional dhe shtrirja e prezencës së shtetit në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas saj, rëndësi e veçantë i është dhënë stabilitetit në veri dhe funksionalizimit të institucioneve në atë pjesë të vendit, si dhe forcimit të shërbimeve publike në përgjithësi.

“Gjashtë vite në pushtet jam thellësisht e bindur që kanë qenë stabilizim, kthim në një pikë në të cilën e tërë republika është një njësi territoriale dhe nuk ka më dyshime mbi fatin dhe statusin e një pjese të rëndësishme të territorit të Republikës, 17 përqindëshi në veriun e Kosovës. Më duket që shpeshherë lehtësisht po anashkalohet ose po mendohet e thuhet vetëm: çfarë keni bërë këto 6 vite, cili është projekti më i madh? Unë pa asnjë hezitim e them se projekti më i madh i administrimit apo i qeverisë Kurti është mbajtja e tërësisë territoriale, vendosja e prezencës institucionale në tërë territorin dhe krijimi e kthimi i ndjesisë së prezencës së shtetit në çdo cep të vendit… Arsyeja që po përmenden vetëm autostradat ose vetëm rrugët është se ky ka qenë standardi që është vendosur më herët. Do të thotë, nuk po them që nuk janë të rëndësishme, janë shumë të rëndësishme rrugët, konektiviteti, ndërlidhja. Por përtej rrugëve dhe konektivitetit ka pasur shumë projekte të tjera të cilat përmenden dhe të cilat kanë pasur një rikthim të prezencës së ofrimit të shërbimeve publike, prej spitaleve. A është mjaftueshëm ende jo, por definitivisht që është shumë e rëndësishme”, potencoi ajo.

Nga ana tjetër, zhvillimi i zonave industriale, si ato në Gjakovë, Lipjan dhe Drenas, si dhe investimet e huaja në vlerë mbi 1 miliard euro, u përmendën si dëshmi e punës së qeverisë në sektorin ekonomik, duke e krahasuar zhvillimin ekonomik paralel me mbështetjen sociale.

Tags: Mimoza Kusari - LilaTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV u bën thirrje fermerëve për kujdes pas shpërthimit të sëmundjes së dhive në Shqipëri

Konfirmohet sëmundja e lisë së deleve/dhive, AUV vendos masa urgjente në gjithë vendin

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

AUV u bën thirrje fermerëve për kujdes pas shpërthimit të sëmundjes së dhive në Shqipëri

Konfirmohet sëmundja e lisë së deleve/dhive, AUV vendos masa urgjente në gjithë vendin

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme

Kusari-Lila kritikon partitë opozitare: Respektoni rezultatin e zgjedhjeve, mos krijoni ngërç politik

​Kur ndodhi përçarja e parë mes Kurtit e Osmanit, Kusari-Lila tregon

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Pagat janë rritur 53% gjatë Qeverisë Kurti

Vuçiq reagon pas deklaratës së Osmanit në Washington

Vuçiqit i dalin përgjimet me Popoviqin, shpërthen me ofendime ndaj Teodosijes dhe Sava Janjiqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën