TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kujtohet çifti heroik Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë prehen Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy prej figurave emblematike të luftës së UÇK-së që u bënë simbol i dashurisë dhe sakrificës për liri. Krahas tyre ndodhet edhe varri i Fatime Hetemit, gruas së parë të rënë për liri

by tëvë1
1 vit ago
1 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Pamja e varrezave të Gllanasellës të Drenasit mban të gdhendur kujtimin e një dashurie dhe sakrifice të përjetshme.

Krahas njëri-tjetrit prehen Fehmi e Xhevë Lladrovci, çifti heroik që u bë simbol i lirisë dhe dashurisë që nuk u thye as para vdekjes.

Fehmi Lladrocci ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa bashkëshortja e tyre ndër luftëtarët e para të UÇK-së.

Të dy lanë gjurmë të mëdha në lirinë e Kosovës.

Çifti ra heroikisht më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.

Bashkë më ta ra edhe studentja Fatime Hetemi, i riu Shefqet Zeka nga Prishtina dhe luftëtarë të tjerë.

Këtë të hënë, në nder të 27-vjetorit të rënies së tyre, u bënë homazhe nga familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.

Me dhimbje në zemër për humbjen e tyre por me shumë krenari për veprën e tyre, e kujton çiftin Lladrovci, vëllau i Xhevës, Selimi Krasniqi.

“Është një ditë mjaft e dhimbshme për neve por edhe mjaftë krenare për shkak se qysh kur kan hy Fehmiu edhe Xheva në luftë ne e kemi ditë që ata nuk tërhiqen nga betejat literalisht kanë marrë pjese në gjitha betejat në gjitha aksionet deri në atë moment por edhe në atë moment nuk kanë pranu të tërhiqen edhe pasi që është vra Fehmiu Xheva nuk ka pranu të tërhiqet realisht ka bo luftë edhe dy orë të paktën deri në rënien e saj heroike bashkë me Fehmiun, Fatimen edhe Shefqet Zeken edhe bashkëluftëtarë të tjerë”, thotw Selim Krasniqi, vëllai i Xheves.

Edhe vëllai i Fatime Hetemit kujtoi me krenari sakrificën e saj si gruaja e parë e rënë për liri.

“Fatimen e kujtojmë ashtu qysh është kon një qikë patrika një qik shumë e mirë e zoja e re ka qenë 20 vjeqare kur u kyq në luften e UÇK bashkë me vllazni sot po bohen 27 nga rënia e tyre heroike dhe emocionet janë gjithmonë sa herë vinë përvjetorat e tyre emocionet janë shumë të mëdha.

Mes të pranishmëve për të nderuar sakrificën e Fehmi e Xhevë Lladrovcit ishte edhe Bekim Jashari, djali i heroit Hamzë Jashari i cili tha se kujtimi për ta mbetet i gjallë”, shprehet Driton Hetemi, vëllai i Fatimes.

“Falë gjakut të tyre ne sot jemi gjallë se vitet po kalojnë po pesha edhe vlera e këtij vendi shkon duke u rrit, unë kom pas fatin që të njihem të bashkëbisedojë të ha me ta, lus Zotin që ne te kemi mendje të shnosh ta duam njëri tjetrin e mos të harrojmë asnjëherë sa ka vuajt ky popull për këtë ditë të sotit pavarësisht politikave ditorë ne nuk do të harrojmë çfarë kemi vuajt për të arrit tek kjo ditë”, u shpreh Jashari.

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, të Zonës Operative të Drenicës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tenderët mbi 98 milionë euro nën llupë, INPO kërkon kontrolle më të forta në prokurim

Tenderët mbi 98 milionë euro nën llupë, INPO kërkon kontrolle më të forta në prokurim

Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala

Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

Konfirmohet rasti i dytë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Emisioni “Ditari” 30.09.2026

Emisioni “Ditari” 30.09.2026

Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala

Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala

Rusia ndërmerr sulmin më të madh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga pranvera

Rusia ndërmerr sulmin më të madh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga pranvera

Presidentja e Komisionit Europian mbërrin në Tiranë, Von der Leyen pritet nga Edi Rama në Kryeministri

Presidentja e Komisionit Europian mbërrin në Tiranë, Von der Leyen pritet nga Edi Rama në Kryeministri

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

Ambasada amerikane për takimin Rama-Wendt: Partneriteti i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku

Ambasada amerikane për takimin Rama-Wendt: Partneriteti i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën