TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kryeziu: Letra e dorëheqjes së Kurtit, e vonuar

nga Tëvë1
15 Prill, 2025
4
A A
​Kryeziu pret seancë të suksesshme të konstituimit të Kuvendit më 15 prill

Profesori i të drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit për shkak të mos-votimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Në një prononcim për KosovaPress, ai theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është dashur të japë dorëheqje më herët nga kjo pozitë.

Megjithatë, Kryeziu shtoi se Kurti duhet të vazhdojë ta ushtrojë funksionin e tij, ndonëse me kompetenca të kufizuara.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se situata e sotme ka më shumë karakter teknik sesa juridik.

“Këto situata kanë më tepër karakter teknik sesa karakter juridik dhe kushtetues. Deputetët konsiderohen deputetët të plotë-fuqishëm ose efektiv kur e japin betimin para parlamentit tash janë çështje teknike të kësaj natyre të cilat nuk është që ka ndodhur në praktikat parlamentare të Kosovës nuk ka ndodhur deri tash, kjo është për herë të parë“, thotë Kryeziu.

Përkundër që sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë dorëheqje me anë të një letre nga kjo pozitë, profesori Kryeziu thotë se Kurti duhet ta vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë pasi nuk e lejon edhe Kushtetuta e Kosovës që ta lë zyrën e kryeministrit, derisa të zgjidhet kryeministri i ri.

“Ai ka pasur për detyrë të jap më herët dorëheqje nga kryeministri ta quaj, përndryshe është kryeministër në detyrë , nuk është kryeministër fuqiplotë është vetëm legal ka për detyrë kushtetuese që të vazhdoj punën derisa të vjen kryeministri i ri, dhe ky mund ta kryej funksionin e deputetit edhe ta kryej funksionin e përkohshëm të kryeministrit derisa të vijë një kryeministër i ri se nuk e lejon Kushtetuta që ta lë zyrën thatë…Duhet me dhënë dorëheqje sepse ai duhet të votoj për konstituimin e institucioneve, dhe duhet të jap dorëheqje në kuptimin që ta merr detyrën e re….e vonuar se është dashur më herët kur ka filluar verifikimi i mandateve është dashur sikur partitë tjera së bashku me partinë e vetë. është dashur me shkua me marr mandatin si çdo parti tjetër”, thotë Kryeziu.

Situata e krijuar sot në Kuvendin e Kosovës sipas ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu mund të shkaktoj krizë politike.

“Krizë paraqesin, sepse kriza ka filluar gjatë fushatës zgjedhore dhe pas fushatës, është elementi njerëzor dhe politik e cila ka mundësi të krijoj destruktivitet të cilat pastaj nuk mund të konstituohet asnjë institucion respektiv në Kosovë. E institucioni i parë i cili është edhe organ bazik i Kosovës është parlamenti, nuk konsiderohet i konstituar derisa të zgjedhjet kryetari i parlamentit dhe pesë nënkryetarët tjerë“, thotë Kryeziu.

Profesori i të drejtës kushtetuese thotë se seanca e sotme konstitueseve do të vazhdoj tutje çdo 48 orë deri sa të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Çdo 48 orë duhet të vazhdoj kjo është e rregulluar me rregulloren e parlamentit, çdo 48 orë deri të konstituhohet Kuvendit”, u shpreh ai.

Kryeziu thekson se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dorëheqjen e tij nuk është dashur ta dorëzoj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka kryer detyrën e tij, i ka shpallur zgjedhjet dhe për mandate vendos parlamenti dhe jo KQZ”, tha shkurt Kryeziu.

Seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre për shkak të mos votimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Deputetët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, votuan kundër këtij raportit, ndërkaq Lista Serbe abstenoi.

Opozita vuri në dyshim dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X