TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Si mund të bëhet marrëveshje pa u marrë vesh me deputetët?

by Tëvë1
3 ditë ago
18
A A
Kryeziu kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Si mund të bëhet marrëveshje pa u marrë vesh me deputetët?

Profesori i drejtësisë, Kadri Kryeziu, ka komentuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 situatën e krijuar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për votimin e Bekim Sejdiut.

Kryeziu ka deklaruar se, sipas tij, marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për Bekim Sejdiun tashmë është e përfunduar, pasi nuk ka vota të mjaftueshme për zgjedhjen e tij.

“Unë mendoj që është e përfunduar kjo marrëveshja për Bekim Sejdiun ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, pasi që nuk ka vota. Kështu që, kjo është e përfunduar. Më vjen keq për Bekimin”, ka thënë Kryeziu.

Profesori i drejtësisë ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si partitë politike po e menaxhojnë situatën, duke theksuar se në raste të tilla duhet të ketë seriozitet dhe bashkëpunim institucional.

“Ne, elita intelektuale, e kemi për detyrë që të gjejmë zgjidhje dhe duhet t’u ndihmojmë akterëve politikë për të bërë zgjidhje, sepse jemi në një situatë të pazgjidhur. Popullin e kemi të mirë, organet e shtetit, ushtrinë, policinë, AKI-në etj., por partitë nuk i kemi në rregull. Nuk janë në rregull, nuk veprohet kështu. Janë jo serioze, do të thotë parti të cilave nuk u besohet se çka me bisedu. Edhe këto çështje duhet të jenë serioze dhe nuk bëhet hajgare me shtet”, është shprehur ai.

Kryeziu ka folur edhe për rolin dhe profilin që, sipas tij, duhet ta ketë presidenti i vendit.

“Një president duhet të jetë një intelektual dhe çdo president, kur ta merr detyrën, ka kompetenca”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndërsa, duke folur për LDK-në dhe udhëheqjen e saj, profesori ka qenë i ashpër në kritikat e tij.

“LDK-ja absolutisht nuk është serioze, sepse si mundet me shku një parti me lidhë një marrëveshje pa u marrë vesh brenda me deputetët që janë faktori kryesor për zgjedhjen e presidentit? Dhe unë, sa e di, Lumir Abdixhiku është profesor dhe ai duhet të jetë dorëheqës menjëherë, me e lëshu partinë. Nuk bëhet kështu. Partia duhet të ketë lidership, sepse nuk shkohet kështu. Duhet t’i bindësh ata deputetë që janë brenda dhe ata është dashur t’i pyesë”, ka thënë Kryeziu.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur procesi për zgjedhjen e presidentit është përballur me kundërshtime brenda LDK-së, duke e vështirësuar sigurimin e votave të nevojshme për kandidatin e propozuar.

Tags: Kadri KryeziuLDKLumir AbdixhikuLVVTeve1
Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Himara në flakë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë

Himara në flakë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë

Fatmir Çollaku: Zhvillimet e fundit kanë irrituar thellë palën e “rebelëve” në LDK, kjo parti është përçarë

Fatmir Çollaku: Zhvillimet e fundit kanë irrituar thellë palën e “rebelëve” në LDK, kjo parti është përçarë

“Kosova po shkon sërish në zgjedhje”, Skënder Musa vlerëson se nuk mund të arrihet marrëveshje për  presidentin

“Kosova po shkon sërish në zgjedhje”, Skënder Musa vlerëson se nuk mund të arrihet marrëveshje për presidentin

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Pacolli: Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm

Policia e banorët e Ferizajt vazhdojnë kërkimet për Hamëz Ismailin

Policia e banorët e Ferizajt vazhdojnë kërkimet për Hamëz Ismailin

Hasanpapaj: Bekim Sejdiu është dashur të bëhet president i Kosovës

Hasanpapaj: Bekim Sejdiu është dashur të bëhet president i Kosovës

Xani: Kushtetua e Kosovës është bërë “llom”

Xani: Kushtetua e Kosovës është bërë “llom”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën