Nuk ka qetësi për regjimin e Aleksandar Vuçiqit në Serbi.
Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalën derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Në anën tjetër autoritetet shtetërore kanë filluar të marrin masa më të ashpra ndaj qytetarëve.
Policia serbe ka refuzuar të tregoj në numra se sa protestues janë arrestuar gjatë se dielës.
Ndërkaq sot edhe Moska është shprehur e shqetësuar për situatën në Serbi.
“Pavarësisht faktit se Serbia është padyshim nën një presion të paparë dhe nuk mund ta përjashtojmë përdorimin e teknologjive të njohura që synojnë të provokojnë revolucione me ngjyra, nuk kemi dyshim se udhëheqja aktuale serbe do të jetë në gjendje të rivendosë ligjin dhe rendin në republikë në një të ardhme shumë të afërt”, ka thënë Zëdhënësi i Putinit, Dimitry Peskov.
Nuk vonoi shumë përgjigjja nga ana e Vuçiqit i cili i falënderoi rusët për mbështetje.
“Nuk ka ndonjë filozofi të madhe këtu, kështu që ne do të ruajmë rendin në vend. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj miqve tanë rusë. Faleminderit që kuptuat mirë dhe vlerësuat me mençuri atë që po ndodh në Serbi”, është përgjigjur Presidenti i Serbisë.
Megjithatë, analisti politik, Branislav Kërstiq, thotë se Vuçiq do i mbijetoj protestave për shkak se sipas tij ai gëzon mbështetje të madhe ndërkombëtare.
“Vuçiq është instaluar nga grupet e interesave euro-atlantike. Ata e mbështesin Vuçiqin edhe pse ai në baza ditore po i shkel të drejtat e njeriut dhe kontrollon çdo institucion në Serbi. Jam i sigurt se protestat masive do të vazhdojnë në Serbi mund të shohim zgjedhje të reja”, ka thënë Kërstiq.
Aleksandar Vuçiç akuzoi organizatorët e protestës masive në Beograd për nxitje të dhunës dhe sulmeve ndaj policisë, derisa kërkoi edhe ndjekje penale ndaj tyre.
Protestat u nxitën pasi 16 persona vdiqën kur u shemb një strehë betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024.