TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kriza në Kuvend: Pse niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë?

by tëvë1
7 muaj ago
8
A A
Kriza në Kuvend: Pse niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë?

Shkruan:Flamur Kaçiu

Lidershipi i vërtetë është formimi dhe funksionimi i mirë i një ekipi rivalësh politikë.

Duke e hedhur fajin te të gjithë deputetët për dështimin e vazhdueshëm për konstituimin e Kuvendit, nuk ndihmojmë, pasi në asnjë mënyrë niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë.

Të gjitha partitë punojnë për interesin e vet dhe për klientelizmin e tyre, megjithatë, dështimet e vazhdueshme janë të frikshme dhe tregojnë për mungesën minimale të lidershipit politik.

Përgjegjësia kryesore i bie partisë së parë nga zgjedhjet e fundit, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ende sillet sikur të ishte partia e para vitit 2021. Nuk është më ajo dhe ato, por njëra nga ato. Mbajtja e pozitave qeveritare pa dorëheqje të qarta në fillim tregoni se ka frikë nga ajo që mund të pasojë dhe dëshiron të mbajë avantazhin psikologjik. Për të njëjtën arsye është grupi i fundit që shkon në seancat parlamentare — dhe atë me vonesë.

Pozita e kryeparlamentarit është pozitë e rëndësishme shtetërore, dhe vetëm fakti që është e dyta në linjë për zëvendësimin e presidentit tregon rëndësinë e saj politike, e cila nuk mund të anashkalohet. Refuzimi për ta përfshirë atë në negociata, të paktën deri në momentin kur iu bë ftesa e dytë LDK-së, është një qasje e pritshme për dështim.

LVV përpiqet që të vendosë partitë e tjera në kurth dhe të hedhë topin te to, dhe pasi që ka dyshime se mund ta formojë qeverinë, të pozicionohet më mirë për zgjedhjet e ardhshme.

Refuzimi i LDK-së për takim pas ftesës së dytë bart një pjesë të përgjegjësisë edhe nga ana e saj. Duke qenë se ndajnë një numër të madh votuesish të përbashkët, e shohin koalicionin me të si një humbje të këtyre votuesve, por edhe si faktor që mund të rrisë PDK-në. Partitë në Kosovë nuk mendojnë ta fitojnë besimin e votuesve përmes punës së mirë, por përmes veprimeve që ushqejnë bazën e tyre.

Derisa në të kaluarën kanë hyrë në koalicion me PDK-në, të cilën e kanë akuzuar rëndë, një refuzim i tanishëm nuk shihet si shkak i parimeve. Madje, i kalojnë të gjitha parimet me një presion të vogël nga faktori ndërkombëtar, ashtu si në të kaluarën kur kanë formuar dhe rrëzuar koalicione.

Dalja nga kjo krizë nuk duket të jetë aq e vështirë. Deri më tani, disa prej deputetëve kanë deklaruar se mund të votojnë ndonjë kandidat tjetër. Përveç komunikimit me letra, mund të zhvillohet edhe komunikim joformal për të arritur marrëveshje. Siç duket, LDK-ja e ka më të vështirë të vendosë, pasi dëshiron ta ndajë përgjegjësinë me Këshillin Drejtues të partisë, por komunikimi një me një është më i frytshëm për të arritur rezultate nga negociatat. Po ashtu, LDK-ja e ka bërë të ditur se pjesë e negociatave duhet të jetë edhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm. Nëse këto pika merren parasysh, atëherë ka mundësi për një koalicion.

Nëse LDK-ja vazhdon të refuzojë, duhet të komunikohet me PDK-në. E nëse edhe pas kësaj nuk arrihet ndonjë marrëveshje, duhet të gjendet një kandidat në bashkëpunim me të gjitha partitë dhe të përgatitet terreni për zgjedhje të reja.

Partitë nuk duhet të frikësohen nga koalicionet, ato vetëm duhet të punojnë siç duhet kur janë në pushtet.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

A do ta mbrojë KFOR-i Kosovën?

A do ta mbrojë KFOR-i Kosovën?

Politika në Kosovë nuk po e prodhon politikanin por figura atraktive për syrin e kamerës, niveli i serioziteti politik po bie

Politika në Kosovë nuk po e prodhon politikanin por figura atraktive për syrin e kamerës, niveli i serioziteti politik po bie

Fashizmi ishte arma e Vuçiqit

Fashizmi ishte arma e Vuçiqit

Daçiqi bën thirrje për dhunë, kush duhet të reagojë?

“Lëvizja e Deçanit” po mashtron, sepse Katolicizmi nuk është Shqiptarizëm!

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

“Info Nata”- 15.12.2025

“Info Nata”- 15.12.2025

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën