TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kritikohet gjuha e përdorur nga zyrtarët qeveritarë

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Vendimet që u miratuan në mbledhjen e Qeverisë

Profesorë të shkencave të komunikimit dhe shoqëria civile, kanë kritika kundrejt gjuhës së përdorur nga akterët qeveritarët. Si efekt i gjuhës me përmbajtje joparlamentare, po konsiderohet polarizimi i shoqërisë.

“Shthurje mentale”, “kriminela”, horra”, janë vetëm disa nga shprehjet e përdorura nga një ministër i Kosovës në një postim të tij në rrjetin social Facebook.

Ky adresim i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci iu drejtua akterëve opozitarë, që ditë më parë publikuan material se si dikasteri i Bujqësisë i kishte ndarë grant rreth 100 mijë euro vëllaut të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, për biznesin të cilin e kishte regjistruar në ARBK vetëm katër ditë para se të fitonte grantin.

Kërkohet përmbajtje nga përdorimi i kësaj gjuhe, marrë parasysh se janë bartës të institucioneve.

“Mospërdorimi i një gjuhe të mirëfilltë të cilën anëtarët e qeverisë do duhej të me përdor, ndikon jashtëzakonisht keq fillimisht në besimin e qytetarëve ndaj atyre institucioneve, më pas edhe në imazhin e komplet institucionit të cilin ai individ e përfaqëson. Gjithashtu, këtu duhet pasur parasysh faktin se anëtari i qeverisë në momentin e deklarimit të tij nuk e përfaqëson vetëm veten si individ, mirëpo e përfaqëson gjithë institucionin”, thotë Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Përdorimi i kësaj gjuhe, si efekt vlerësohet se ka polarizimin e shoqërisë.

“Efekti pa dyshim që është ndarja shoqërore, polarizimi shoqëror në dy skaje, pro dhe kundër. Dhe në këtë mes, kur polarizimi shoqëror ndodh, më së shumti që dëmtohen janë faktet, në kuptimin që njerëzit më nuk janë në gjendje që të dallojnë se cila në fakt është e vërteta për një ngjarje të cilën flitet”, thotë profesori universutar, Alban Zeneli.

Gjuhë joparlamentare kanë përdorur deputetë nga radhët e partisë në pushtet, duke përdorur metafora që në fokus kanë kafshët.

Tags: gjuha e perdorurzyrtaret qeveritar
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Kurti: Subvencionimi i linjave ajrore për mërgimtarët s’është blerje votash

Kurti priti në takim delegacionin bipartizan të kongresistëve amerikanë

Kurti priti në takim delegacionin bipartizan të kongresistëve amerikanë

Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për kontrabandim emigrantësh

Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për kontrabandim emigrantësh

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

“Ditari” 27.05.2026

“Ditari” 27.05.2026

Valon Berisha nuk është pensionuar, e konfirmon Foda

Valon Berisha nuk është pensionuar, e konfirmon Foda

Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Kurti: Subvencionimi i linjave ajrore për mërgimtarët s’është blerje votash

Zelensky kërkon mbështetje shtesë nga SHBA për mbrojtjen ajrore

Zelensky kërkon mbështetje shtesë nga SHBA për mbrojtjen ajrore

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Irani publikon detaje mbi kornizën paraprake të marrëveshjes me SHBA-në për përfundimin e luftës

Trump thërret kabinetin në takim, lufta me Iranin në fokus

Trump thërret kabinetin në takim, lufta me Iranin në fokus

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën