TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krijimi i Xhandarmërisë së Kosovës, Morina: Numri i pjesëtarëve mund të arrijë deri në 2 mijë

Krijimi i xhandarmërisë së Kosovës po shihet me një rëndësi të veçantë. Anipse nga Qeveria në detyrë nuk kanë treguar numrin e pjesëtarëve, njohësit besojnë se numri mund të arrijë deri në 2 mijë.

by Fetije Kamberi
2 muaj ago
3 0
A A

Në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, pritet të vijë një ligj i veçantë.

Përmes tij, synohet që Kosova ta ketë xhandarmërinë e saj.

Madje si model për këtë forcë të re ushtarake, u morën shembull shtete që janë pjesë e NATO-s.

Por nga ekzekutivi në detyrë nuk treguan për numrin që është përcaktuar në këtë forcë.

Modelet e tilla janë të mirëseardhura për njohësit e fushës së sigurisë.

Për ish drejtorin e Policisë, Reshat Maliqin, dallon territori i Kosovës me këto vende.

Ai thotë se numri mund të përshtatet sipas vendbanimit, por sipas tij, një pjesë e territorit me Serbinë ka nevojë për patrulla të xhandarmërisë.

“Territori në Francë e në Itali është shumë më i madh se në Kosovë edhe ne nuk kemi nevojë për një forcë aq të madhe 100 mijë. E rëndësishme është që është mirë që po krijohet, e varësisht prej nevojave më vonë do të shikohet se a ka nevojë psh nëse bëhet nga 500 deri në 1000 oficerëve të xhandarmërisë, pastaj nevojat e shohin a duhet të ketë rritje të tyne, ngritjen e tyne, trajnimin e tyne, do ia përshtatin territorin e Kosovës pasi ne rreziqet më të mëdhaja i kemi nga Serbia, nuk kemi nevojë psh nga ana e Shqipërisë”, thotë Maliqi.

Që numri i pjesëtarëve duhet të përshtatet me territorin e thotë edhe ish eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina.

Morina jep detaje se si mund te jenë fazat për përcaktimin e numrit të kësaj force.

“Numri i njësitit të xhandarmërisë varet prej madhësisë së territorit, numrit të banorëve pastaj prej rrezikshmërisë së vendit kufijve tonë, kostos për arsye se një formim i tillë i njësiteve kushton, i kushton shtetit prandaj në kushtet reale objektive në bazë të këtyre rrethanave çfarë i ka Kosova unë mendoj se në fazën e parë  fillestare diku do të jetë numri i njësitit të xhandarmërisë 800 deri në 1200 për t’u përgatitur mirë me pajisje të përgatitura mirë ndërsa faza e fundit mendoj që do të jetë numri 1500 deri në 2000 të trajnuar mirë”, thotë Morina.

Nga Qeveria në detyrë kanë thënë se krijimi i xhandarmërisë po bëhet për shkak të nevojës së domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe përballjen me sfidat që vijnë nga Serbia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Heqja dorë e LDK-së nga kryeparlamentari bie ndesh me pretendimet se VV synon tri pozitat kryesore

Smajljaj: Heqja dorë e LDK-së nga kryeparlamentari bie ndesh me pretendimet se VV synon tri pozitat kryesore

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare Muçibabë

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare Muçibabë

Nesër kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Xani: Kurti nuk do president që nuk e ka nën kontroll, prandaj mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje

“Info Nata”- 04.08.2026

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

Pozhari pas takimit Kurti-Abdixhiku: Jam kurreshtar për datën e zgjedhjeve

Pozhari pas takimit Kurti-Abdixhiku: Jam kurreshtar për datën e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën