TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krerët e shtetit kërkojnë nga kadetët e rinj shërbim dhe punë profesionale

445 kadetë të rinj iu shtuan sot Policisë së Kosovës. Krerët e shtetit kërkuan nga policët e rinj t’i shërbejnë vendit pa dallim dhe në mënyrë të paanshme. Ndërsa kadetët u shprehën të lumtur pas ceremonisë.

nga Venhar Isufi
18 Prill, 2024
0
A A
Krerët e shtetit kërkojnë nga kadetët e rinj shërbim dhe punë profesionale

Kanë pritur shumë vite që emocionet e tilla t’i shprehin.

Riar Haziri, polic kadet i gjeneratës së 59-të, të enjten diplomoi në prani të 445 kolegëve të tij.

Ai thotë se ëndërr e tij e kamotshme, ka qenë t’i shërbejë vendit.

“Ka qenë qysh në fëmijëri e dinë edhe babi qysh moti e kam përmendur tu i pa pa drejtësitë dhe parregullsitë gjithmonë kam pas dëshirë me mbretëruar ligji dhe më së shumti, ndershmëria tek të gjithë njerëzit. Kjo ka qenë arsyeja kryesore, drejtësia për tu shkuar në Policinë e Kosovës”, tha ai.

Gjyshi i tij, qysh i vogël e kishte njoftuar me armë të plastikës.

“Kur ka qenë i vogël gjithë i kemi ble alltia të plastikës të ujit, shumë mirë që arrita me prit edhe këtë ditë” , tha ai.

E policët e rinj i përgëzoi edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Teksa ju kadetë të nderuar sot bëni betimin solemn, për të mbrojtur dhe shërbyer, ne kemi një ndjenjë të jashtëzakonshme krenarie dhe admirimi për secilin prej jush. Qindra kadetë në mesin e jush vajza e gra, dhe shumë prej komuniteteve pakicë, prej sot veshin uniformën e policisë së Republikës tonë”, u shpreh ajo.

E kryeministri Albin Kurti tha se ëndrra e çdo polici për ta veshur uniformen e kaltër, u bë realitet.

“Kur në mes dimrit me 22 janar ju e nisët trajnimin tuaj në akademi ju shkuat aty me vullnetin dhe gatishmërinë tuaj për t’i shërbyer vendit dhe shtetit tuaj. Nga sot pasi të jeni betuar, ëndrra juaj do të kthehet në realitet të përditshëm, andaj jetojeni këtë ëndërr të dikurshme si një profesion jetësorë çdo ditë, me përkushtim dhe profesionalizëm, ndershmëri dhe patriotizëm”, tha ai.

E ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë Gazmend Hoxha, kërkuan përkushtim nga kadetët e rinj.

“Ju sot do të betoheni për respektim të Kushtetutës sonë, mbrojtjen e sovranitetit, e integritetit territorial të vendit tonë duke shërbyer drejtë, e paanshëm me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe ndershmëri”, tha Sveçla.

“Ju duhet me qenë krenarë që keni zgjedhur të bëheni pjesë e Policisë së Kosovës, dhe unë besoj se ju nuk keni gabuar asgjë. Por keni marrë një vendim të drejtë, duke vënë vetën tuaj në shërbim të vendit, qytetarëve dhe komunitetit” , deklaroi Hoxha.

Se tashmë do të punojnë me krenari dhe profesionalizëm, e thanë vet ata që bartin uniformën e zyrtarit policor të Republikës.

“Gjithmonë ka qenë ëndrra ime për me qenë pjesë e Policisë së Kosovës, dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e një institucioni më të rëndësishëm në vend”, tha Shqiponjë Rrahmani, polic- kadete.

“ Jam krenar që kam pas mundësi me u bë pjesë e policisë së Kosovës. Besoj se do të më përcjellin sukseset. Për nder të qytetarëve në ndihmë të tyre”, u shpreh Altin Dërguti, polic –kadet.

Pas ceremonisë së ndarjes të certifikatave, të gjithë kadetët u ngritën në këmbë.

Aty u bë betimi para udhëheqësve të shtetit dhe eprorëve të tyre.

Nga 445 kadetë që iu shtuan Policisë së Kosovës, 37 nga ta i takojnë nacionalitet serb.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X