TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

by Teve1
2 muaj ago
1
A A
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Nga paraburgimi në Hagë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë për RTK-në, shpreh bindjen se aktgjykimi i 16 shtatorit do të dëshmojë, sipas tij, pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Nuk kam asnjë dyshim se në fund, kur të peshohen të gjitha faktet, drejtësia do të triumfojë dhe pastërtia e luftës sonë çlirimtare do të konfirmohet plotësisht. Kam pasur fatin dhe nderin e jashtëzakonshëm të jem zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Armët e mia kanë qenë LAPSI dhe FJALA, përmes tyre kam prezantuar të vërtetën dhe vuajtjet e popullit tim para botës demokratike. Besoj fuqishëm se ky proces do të shërbejë për të vërtetuar para historisë se lufta jonë ishte një përpjekje e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme për liri”, deklaroi Jakup Krasniqi.

I pyetur për zhvillimet politike në vend, ai u bën thirrje udhëheqësve që interesin e shtetit ta vendosin mbi interesat partiake dhe të kenë parasysh sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

“Ndërtimi i shtetit nuk është kurrë proces i lehtë, prandaj mesazhi im për ata që udhëheqin sot është se pushtetet dhe mandatet qeverisëse janë të përkohshme, por Republika e Kosovës është e përhershme. Në këtë rrugëtim, kurrë nuk duhet të harrojmë çmimin e lartë njerëzor që është paguar për institucionet që gëzojmë sot. Kosova thjesht nuk e ka luksin për përçarje të brendshme artificiale apo për interesa të ngushta partiake. Sfidat tona, si ato të brendshme, ashtu edhe ato në skenën ndërkombëtare e gjeopolitike, kërkojnë një vizion strategjik afatgjatë që shkon përtej mandateve katërvjeçare”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ka edhe një mesazh për familjen, fëmijët dhe nipërit që kanë lindur gjatë kohës së qëndrimit të tij në paraburgim.

“Dua që fëmijët dhe nipërit e mi ta kuptojnë se liria që gëzojnë sot nuk erdhi vetvetiu, çmimi i saj vazhdon të paguhet. Porosia ime për ta është e qartë: të mos ia shesin kurrë shpirtin djallit, pavarësisht çmimit apo presioneve që mund të kenë. Kjo kohë e largësisë do të kalojë, por ajo që mbetet përjetë është dinjiteti dhe emri i pastër që po u lëmë trashëgimi”, pohoi Krasniqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën