TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi për takimin e 27 shkurtit: Kurti mund të japë nënshkrimin vetëm për të qëndruar në pushtet

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Krasniqi për takimin e 27 shkurtit: Kurti mund të japë nënshkrimin vetëm për të qëndruar në pushtet

Duke folur për takimin e 27 shkurtit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi tha se Kurti është në gjendje të japë çfarëdo nënshkrimi vetëm për të qëndruar në pushtet.

Njëherit, Krasniqi tha se do kërkonin nga Kurti që të ketë njohje përfundimtare, e jo vetëm njohje bazë ashtu siç ka pretenduar ai.

“Ne si LDK  e kemi përkrahur kryeministrin Kurti në raport me dialogun, por gjithmonë që dialogu të përfundojë me njohje reciproke. Ne nga Kurti do të kërkonim që të ketë njohje përfundimtare, e jo njohje bazë. Nga kryeministri Kurti ne presim gjithçka. Kurti ka bërë gjithçka për të ardhur në pushtet dhe po bën gjithçka për ta mbajtur pushtetin. Presim të nënshkruhet një marrëveshje bazë. Kurti mund të japë ndonjë nënshkrim në takimin e 27 shkurtit vetëm për të qëndruar në qeverisje”, deklaroi Krasniqi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Madje, Krasniqi potencoi se çdo gjë që ka pasur të bëjë me dialogun, deputetët e Kuvendit e kanë kuptuar vetëm përmes medieve dhe faktorëve ndërkombëtarë.

“Kryeministri është ai që ka kërkuar vet të raportohet para dhe pas çdo takimi, mirëpo tani e shohim që të gjitha parimet që Kurti i ka pasur më herët, nuk është duke i përmbajtur”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, në diskutim për marrëveshjen finale me Serbinë, Krasniqi vlerësoi se patjetër duhet të jetë në tavolinë edhe çështja e të pagjeturve.

“Nuk e di Kurti se si sot del dhe ballafaqohet me familjarët e të pagjeturve, të cilët me një fjalë i ka mashtruar dhe ka ardhur në pushtet me votat e tyre”, shtoi tutje ajo.

Kujtojmë se temë e takimit më 27 shkurt, pritet të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK dhe VV pajtohen që Ligji për Specialen të procedohet pa ndryshime, Deliu-Kodra: Do të duhen 61 vota

PDK dhe VV pajtohen që Ligji për Specialen të procedohet pa ndryshime, Deliu-Kodra: Do të duhen 61 vota

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Haxhiu takon nënkryetarët e partive parlamentare, diskutohet për seancën konstituive

Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

Ka nisur mbledhja e Komisionit për Legjislacion, shqyrtohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Dalipi refuzon Kosovën e Shqipërinë, zgjedhë Zvicrën U21

Leipzigu në garë për Lutfi Dalipin

Rahoveci 029 mbetet pa lojtarin kryesor, Adams largohet

Rahoveci 029 mbetet pa lojtarin kryesor, Adams largohet

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Maran vendos për lojtarët, katër i dërgon në tribunë

Maran vendos për lojtarët, katër i dërgon në tribunë

Haxhiu takon nënkryetarët e partive parlamentare, diskutohet për seancën konstituive

Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli pranë rinovimit të kontratës me Torinon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën