TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi pas takimit me emisarët: Nuk kam parë shqetësim më të madh te ndërkombëtarët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi pas takimit me emisarët: Nuk kam parë shqetësim më të madh te ndërkombëtarët

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bëri të ditur se gjatë takimit të partive opozitare me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Krasniqi theksoi se shqetësimi për situatën aktuale është i madh, teksa potencoi se kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e lidhjeve të Kosovës me SHBA-në, përcjell teve1.info

“Vërtetë shqetësimi për situatën aktuale është i madh. Ne po shohim që nuk ka një lëvizje përpara. Ka një situatë e cila është duke dëmtuar Kosovën në kuptimin e raporteve të saj ndërkombëtare, në radhë të parë me partnerët strategjik. Andaj kërkuam dhe shprehëm gatishmërinë tonë që të luajmë rolin tonë shtetëror për të ruajtur relacionet e Kosovës me SHBA në radhë të parë dhe me shtetet e BE po ashtu”, deklaroi ai para mediave.

Kreu i PDK-së tha se kjo situatë ka ardhur pasi Qeveria ka ndërmarrë vendime pa konsultim, në mënyrë të fshehur e pa koordinim, teksa u shpreh se asnjëherë nuk ka parë një shqetësim më të madh te ndërkombëtarët.

“Asnjëherë nuk kam parë një shqetësim më të madh, nuk është ndjenjë e mirë të dëgjosh përfaqësuesit duke shprehur këtë zhgënjim me Qeverinë”, tha ai.

Ai po ashtu shtoi se gjatë këtij takimi nuk është diskutuar për mundësinë për zgjedhje të reja.

Siç tha Krasniqi, për momentin “ajo çfarë është shumë e rëndësishme është moskrijimi i mundësive për përshkallëzim të situatës së sigurisë, ruajtja e qetësisë dhe rruga para nesh”.

Krasniqi ka kritikuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke thënë se nuk duhet të hesht karshi kësaj situate.

“Është e paarsyeshme që presidentja të hesht, është komandante e ushtrisë, e përjashtimi i ushtrisë nga ushtrimi ‘Defender’ është përgjegjësi edhe e saj. Nuk kam dëgju që ka folur, ndërsa 1 mijë ushtarë të Kosovës janë zhgënjyer nga përjashtimi”, deklaroi tutje ai. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën