TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​KQZ-ja refuzon rivlerësimin e votave me postë që u shpallën të pavlefshme

by tëvë1
1 vit ago
2
A A
​KQZ-ja refuzon rivlerësimin e votave me postë që u shpallën të pavlefshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi të enjten rekomandimin e Sekretariatit për rivlerësimin e votave me postë të cilat u shpallën të pavlefshme.

Pesëmbëdhjetë fletëvotime ishin shpallë të pavlefshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, më pas Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar që të njëjtat të shpallen të vlefshme.

Kjo bëri që sekretariati i KQZ-së të i rekomandojë këtij institucioni për hapjen e të gjitha kutive përmes postës, me qëllim që të vlerësohen fletëvotimet të cilat janë shpallur të pavlefshme.

Por, me 4 vota për, 3 abstenime u refuzua rekomandimi i Sekretariatit.

“Sekretariati i KQZ-së e ka dorëzuar një rekomandim për hapjen e të gjitha kutive të votimit me fletëvotime të dërguara në votuesit jashtë Kosovës në kutit postare të KQZ. Siç e dini, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sipas vendimit, rreth 15 fletëvotime që janë shpall të pavlefshme në QNR. Ka vendos për to dhe e ka urdhëruar KQZ-në që t’i shpallë të vlefshme. Këto 15 fletëvotime përbëjnë gjithsej 11 vendvotime, këto 11 vendvotime janë të përfshira në gjithsej  6 komuna të cilat janë Deçani, Gjakova, Klina, Dragashi, Gjilani dhe Kaqaniku. Sekretariati i KQZ-së i rekomandon KQZ për hapjen e të gjitha kutive përmes postës me qëllim që të vlerësohen fletëvotimet të cilat janë shpallur të pavlefshme. Bëhet fjalë për gjithsej 1 mijë e 631 fletëvotime të pavlefshme”, tha Besnik Buzhala, kryesues i Sekretariatit, në propozimin e tij.

Kundër këtij vendimi u shpreh anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, i cili tha se ky rekomandim i sekretariatit s’ka bazë për t’u mbështetur.

“Ne e kemi pranuar një kërkesë nga drejtori. Nuk e di a është kërkesë e tij apo mbi çfarë përfundime kanë ardh. A është bërë një komision i veçantë për këto përfundime apo ka ardh vet drejtori për këto përfundime. Një çështje çka është evidente është se vendimi i PZAP-së është marrë si rezultat i një procedure administrative. Çdo tendencë për ta aplikuar këtë vendim në rastet analoge nuk qëndron sepse PZAP-ja për secilin rast veç e veç ka marrë vendime. PZAP askund nuk ka thënë se ky vendim mundet të aplikohet në raste të ngjashme analoge. Ju keni bërë një kërkesë hipotetike që nuk do të vinte nga ju”, tha ai.

Pro rekomandimit të Sekretariatit u shpreh anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi.

Duke folur për procesin e votimit me postë nga diaspora, Kurteshi tha se procesi është “i lënduar” dhe se pret që organet e drejtësisë duhet të bëjnë diçka.

“Unë e miratoj rekomandimin e Sekretariatit. Edhe ashtu kolegu përmendi rastet analoge. Do të thotë rastet e njëjta, s’po flasim për raste të tjera por të njëjta. Një çështje që hapi kolegu dhe po dua të përkrahi që thotë se procesi është i kontaminuar dhe janë fletëvotime shtypura nga një printer. Unë mendoj se kjo mandej është një çështje e prokurorisë. Unë e ftoj prokurorinë që rastet e tilla bile këto hiç ka me mijëra. Po, procesi është i lënduar dhe për ato do të hapet çështje dhe organet duhet të marrin diçka. Sa i përket kësaj çështje është se duhet të nxirren të gjitha fletëvotimet e pavlefshme nga kutitë e votimit jashtë vendit dhe të shikohen një nga një. Ato që bien në kategorinë që ka cekur PZAP-ja të llogariten dhe numërohen si të vlefshme”, potencoi Kurteshi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

Borrell: Kemi një marrëveshje

Analisti kroat: Retorika e Vuçiqit ashpërsohet sepse “bota serbe” po humbet betejën në Mal të Zi

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 10 muaj burgim efektiv për narkotikë në Prizren

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet një pjesë të Indonezisë, duke shkaktuar dëme dhe të lënduar

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet një pjesë të Indonezisë, duke shkaktuar dëme dhe të lënduar

BE vendos Kosovën në listën e vendeve “të sigurta”

Shefja e BE-së: Nuk do të hiqen sanksionet ndaj Iranit pa ndryshim të sjelljes

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

Anijet iraniane kalojnë bllokadën amerikane pas marrëveshjes për armëpushim

Anijet iraniane kalojnë bllokadën amerikane pas marrëveshjes për armëpushim

Liderët e vendeve të G7 mblidhen në Francë për të diskutuar çështje me rëndësi globale

Liderët e vendeve të G7 mblidhen në Francë për të diskutuar çështje me rëndësi globale

Borrell: Kemi një marrëveshje

Analisti kroat: Retorika e Vuçiqit ashpërsohet sepse “bota serbe” po humbet betejën në Mal të Zi

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 10 muaj burgim efektiv për narkotikë në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën