KQZ diskuton me zyrtarët komunalë për sfidat e zgjedhjeve

Sipas njoftimit nga KQZ, në këtë punëtori të organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, u diskutua për hapat që duhet ndërmarrë në procesin e ri zgjedhor për trajtimin e sfidave të paraqitura gjatë atyre proceseve.

“Në këtë takim, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, krahas problemeve të evidentuara sidomos në procesin e fundit zgjedhor me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në disa Qendra Komunale të Numërimit, theksoi rëndësinë për kujdes të shtuar gjatë do faze të përgatitjes së zgjedhjeve, e deri te numërimi dhe certifikimi i rezultateve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, anëtarët prezentë të KQZ-së dhe ZEKKZ-të, diskutuan sfidat që hasen në nivel lokal gjatë fazave të ndryshme të përgatitjes së zgjedhjeve, si dhe mënyrat e adresimit të tyre.

“Në çdo komunë të Republikës së Kosovës, KQZ ka të punësuar të përhershëm Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (ZEKKZ), të cilët, gjatë periudhës së zgjedhjeve janë Kryesues të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në komunat e tyre përkatëse”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se KKZ janë përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve brenda komunave, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimet e KQZ, nëpërmjet Sekretariatit, me qëllim të garantimit të ligjshmërisë, legjitimitetit dhe efikasitetit të procesit./teve1.info/

 

Postime të ngjashme

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist