TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

KPK miraton strategjinë 2025-27, hap konkurs për 21 prokurorë të rinj

nga TËVË 1
30 Prill, 2025
1
A A
KPK miraton strategjinë 2025-27, hap konkurs për 21 prokurorë të rinj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e sotme ka miratuar planin strategjik për periudhën 2025-2027 dhe ka hapur konkurs për 21 prokurorë të rinj që do t’i shtohen sistemit. Ndërsa u morën edhe disa vendime tjera ku Kujtim Munishi u zgjodh koordinator kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.

Zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli, tha se plani strategjik ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit prokurorial, për forcimin e sundimit të ligjit, efikasitetit në luftimin e krimit dhe transparenca dhe qasja në drejtësi.

“Plani strategjik i sistemi prokurorial 2025-2027 paraqet kornizën kryesore të planifikimit të politikave për menaxhimin të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës. Plani ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit prokurorial duke garantuar ndjekjen e procedurave të drejta dhe efikase në trajtimin e çështjeve ligjore. Ky plan është një përpjekje e rëndësishme për të siguruar një sistem prokurorial të funksionojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë, si dhe për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Mandati kushtetues dhe ligjor i Këshillit Prokurorial dhe Prokurorit të Shtetit synohet të arrihet përmes tri shtyllave strategjike, të cilat janë paraparë në këtë plan. Shtylla e parë ka të bëjë me forcimin e sundimit të ligjit. Shtylla e dytë – efikasiteti në luftimin e krimit dhe shtylla e tretë transparenca dhe qasja në drejtësi”, tha Grantolli.

Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani, ka lëshuar mbledhjen në momentin kur filloi diskutimi për ndryshimin e rregullores për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit. Ai tha se kjo çështje duhet të diskutohet në një takim tjetër pasi tani ka kaluar ligji i ri për zgjedhje

“Mendimi im është se kjo duhet të hidhet ndoshta për një takim tjetër për faktin që tanimë të gjithë e dimë se ka kaluar ligji i ri për zgjedhje dhe është e udhës që të harmonizohet me ligjin e ri. Nuk ka kuptim sot ta aprovojmë një rregullore dhe ndoshta pas një muaji apo dy të vihet në ndryshim. Në të kundërtën nuk është problem, ju vazhdoni, mirëpo unë me qëllim që t’i shmangem vendimmarrjes në këtë rregullore duhet të largohem”, tha ai, shkruan KP.

Konkursi për 21 prokurorë të rinj do të hapet më 19 maj deri më 1 qershor.

Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta me qëllim të sigurimit që Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional dhe i paanshëm dhe pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës përfshirë dhe parimet e pranuara ndërkombëtare të barazisë gjinore

Tags: KPKprokurorTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia thotë se rrëmbimi i një të miture në Fushë –Kosovë ka qenë kallëzim i rremë

Kallas vizitë në veri të vendit

Kallas vizitë në veri të vendit

Kurti i kërkon Kallas heqjen e masave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën

Kurti i kërkon Kallas heqjen e masave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën

Live – Nis seanca e Kuvendit

Tentimi i 20-të i konstituimit të Kuvendit

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia thotë se rrëmbimi i një të miture në Fushë –Kosovë ka qenë kallëzim i rremë

Kallas vizitë në veri të vendit

Kallas vizitë në veri të vendit

Kurti i kërkon Kallas heqjen e masave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën

Kurti i kërkon Kallas heqjen e masave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën

Izraeli përgatitet për ‘fazën e intensifikuar’ të Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ në Gaza

Izraeli përgatitet për ‘fazën e intensifikuar’ të Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ në Gaza

“Homebound”, filmi indian që mori një ovacion nëntë minutësh në Festivalin e Kanës

“Homebound”, filmi indian që mori një ovacion nëntë minutësh në Festivalin e Kanës

Si të ushqeni bimët tuaja me lëvozhgat e vezës?

Si të ushqeni bimët tuaja me lëvozhgat e vezës?

Live – Nis seanca e Kuvendit

Tentimi i 20-të i konstituimit të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X