TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova për tri vite importoi 55 milionë euro energji elektrike nga kompania serbe

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova për tri vite importoi 55 milionë euro energji elektrike nga kompania serbe

Para anëtarëve të komisionit ka dëshmuar ish kryeshefi i kompanisë KOSTT, Fadil Ismajli. Pas interesimit të deputetëve, ai ka paraqitur rolin e KOSTT-it në tregtimin e energjisë, për çka ka thënë se i njëjti nuk është në kompetencën KOSTT-it, mirëpo në cilësinë e operatorit të tregut vetëm i përcakton rregullat e palëve se si të sillen në treg.

Megjithatë, ai bëri të ditur se Kosova në periudhën 2006-2008 më së shumti ka importuar energji nga IFT Grup nga Serbia. Sipas tij, në bazë të komunikimeve që ka pasuar në atë kohë me KEK-un, i është thënë se kjo kompani është ofertuesja më e lirë.

“KOSTT në portofolin e vet nuk e ka tregtimin e energjisë. KOSTT i ka tri shtylla, ka operatorin e sistemit, operatorin e transmisionit dhe operatorin e tregut. KOSTT në këtë rast, në cilësinë e operatorit të tregut vetëm i përcakton rregullat e palëve që duhen të sillen në treg, por nuk tregton”, tha ai.

Mirëpo, sipas anëtarit të komisionit nga radhët e LVV-së, Armend Muja, në këtë periudhë tri vjeçare sa ka qenë në krye të KOSTT zotëri Ismajli, Kosova ka importuar energji elektrike 118 milionë euro.

Ai tha se 55 milionë euro e importit të energjisë është nga IFT Grup e Vuk Vukamoviq dhe 20 milionë tjera nga Roadnap grup e Qeverisë së Serbisë.

“Në bazë të asaj që ju na keni dërgu dhe anëtarët e komisionit e kanë, thuhet se janë importuar për tri vjet 118 milionë euro energji elektrike nga Kosova. Në mesin e partnerëve kah kemi importuar energji elektrike, nga 118 milionë euro, 55 milionë i kemi importuar nga IFT Grup nga Vuk Vukamoviq, 20 milionë nga Roadnap Grup e Qeverisë së Serbisë, 2 milionë euro nga IPIES dhe 2.6 milionë euro nga GENI-DOO Beograd”, tha ai

Lidhur me këtë pati një arsyetim ish kryeshefi i KOSTT-it.

“IFT që e dina kush qëndron prapa, e di që ofertat në KEK gjithmonë ka qenë më i volitshmi. Shtrohet pyetja pse… ka pas kompani që kanë ofertuar, por gjithmonë IFT ka dal më e lira, sepse ajo i ka keqpërdor hidrocentralet e Bosnjës që janë në pjesën e Republikës serbe, dhe duke qenë hidrocentrale ata munden me ofru energjinë modulare kurdo që ti e kërkon”, theksoi ai.

Sipas Ismajlit KOSTT-it i është bërë padrejtësi e madhe që të kujdeset për furnizimin në veri.

“Importi i KOSTT-it vjen për shkak të gabimit të madh që i është bërë dhe padrejtësisë ndaj KOSTT-it kur është vendos që të kujdeset për furnizimin në veri. Po ashtu edhe më vonë me hyrjen e rregullës së balancimit, kur KOSTT-i e merr përsipër me bë edhe balancimin”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, deputeti tjetër i LVV-së, Mefail Bajqinovci, pyeti ish kryeshefin e KOSTT se a ka qenë pronar i kompanisë Contel, e cila sipas tij ka fituar tender në KOSTT.

“Zotëri Ismajli ju keni qenë pronar i kompanisë Contel, po flas për vitin 2006-2008. A keni fituar tender edhe pse është bartë prona tek shoku i juaj Vegim Gashi. Kjo kompani a ka fituar tenderë për vitin 2006-2008 në KOSTT”, pyeti ai.

Mirëpo, Ismajli tha se ka qenë partner në kompaninë Contel vetëm para luftës në Kosovë. Pasi, sipas tij në periudhën 2000 ka vazhduar kontributin në KEK.

Megjithatë, ai konfirmoi se kjo kompani ka fituar tender në KOSTT, mirëpo në partneritet me një kompani tjetër e cila ka qenë bartëse e projektit.

“Është e vërtet se unë për një periudhë para luftës kam pas për një kohë të shkurtër, kam qenë partner në firmën Contel. Por mënyra siç ju e thatë tingëllon ndryshe, kam qenë paraluftës. Pas luftës unë nuk kam qenë më dhe secili ka shkuar rrugëve të veta, unë jam kthyer në KEK në kompaninë amë, aty ku kam qenë prej vitit 1983-1990. Contel ka qenë aty në partneritet me kompaninë e cila ka qenë bartëse e projektit”, tha ai.

Pas përfundimit të dëshmisë së Ismajlit, komisioni mbylli punimet./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Hoxha takon studentin Mevlan Ademi, diskutohen të drejtat gjuhësore në RMV

Hoxha takon studentin Mevlan Ademi, diskutohen të drejtat gjuhësore në RMV

Pas 27 vitesh, gjenden eshtrat e 9-vjeçarit Sinan Dauti në Mitrovicë

Pas 27 vitesh, gjenden eshtrat e 9-vjeçarit Sinan Dauti në Mitrovicë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Vdes një punëtor 48-vjeçar, u lëndua në vendin e punës në Shtime

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Arsenali mbron nderin e anglezëve në Ligën e Kampionëve

Arsenali mbron nderin e anglezëve në Ligën e Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.04.2026

Emisioni “Info Nata” 15.04.2026

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Hoxha takon studentin Mevlan Ademi, diskutohen të drejtat gjuhësore në RMV

Hoxha takon studentin Mevlan Ademi, diskutohen të drejtat gjuhësore në RMV

Pas 27 vitesh, gjenden eshtrat e 9-vjeçarit Sinan Dauti në Mitrovicë

Pas 27 vitesh, gjenden eshtrat e 9-vjeçarit Sinan Dauti në Mitrovicë

Barazohet seria mes Pejës e Yllit

Barazohet seria mes Pejës e Yllit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën