TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova dhe Shqipëria shënojnë progres në renditjen e FIFA-s

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rashica, Mbappe dhe Berisha në formacionin e javës

Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s.

Dardanët zhvilluan vetëm një takim në muajin tetor, atë përballë Andorrës në transfertë, ndeshje me të cilën djemtë e Primoz Gliha e fituan 0-3.
Ishte suksesi i parë i dardanëve në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024. Ndërkohë që përballja me Izraelin, e programuar të luhej në “Fadil Vokrri”, u shty për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në datën 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fitorja 0-3 në transfertë ka dërguar Kosovën nga vendi numër 111 në atë 105. 6 pozicione më sipër krahasuar me një muaj më parë.

Kosova mbyll fazën eliminatore të Euro 2024 me transfertën kundër Zvicrës (18 nëntor) dhe takimet shtëpiake në Prishtinë me Izraelin (12 nëntor) dhe Bjellorusinë (21 nëntor).

Derisa fitorja 3-0 përballë Çekisë ka afruar kombëtaren kuqezi me Europianin Gjermani 2024. Tashmë nevojitet një pikë në dy sfidat e fundit përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe që skuadra e Sylvinhos të sigurojë matematikisht kualifikimin në Europianin e verës së ardhshme.

Kuqezinjtë triumfuan 2-0 edhe në miqësoren përballë Bullgarisë, e luajtur pesë ditë pas triumfit historik ndaj çekëve. Dhe dy sukseset e muajit tetor kanë sjellë ngjitjen e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja renditet në vendin numër 59, tri pozicione më sipër krahasuar me renditjen e muajit të kaluar. Synimet e radhës janë fitoret në Moldavi dhe me Ishujt Faroe në “Air Albania”.

Që do të sillnin “blindimin” e vendit të parë në grupin E, gjithashtu edhe një pozicionim edhe më të mirë në renditjen e FIFA-s. Shqipëria sfidon Moldavinë në transfertë në datën 17 nëntor (18:00), teksa tri ditë më vonë zbarkojnë Ishujt Faroe në kryeqytetin shqiptar.

Sipër kuqezinjve në renditjen e FIFA-s qëndrojnë Polonia (31) dhe Çekia (41). Ndërkohë që Ishujt Faroe dhe Moldavia mbajnë pozicionet numër 135 dhe 157.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina e Re, Liria e Rilindja vazhdojnë me fitore

Prishtina e Re, Liria e Rilindja vazhdojnë me fitore

Dani Olmo mungon në “El Clasico”

Dani Olmo mungon në “El Clasico”

Dalipi refuzon Kosovën e Shqipërinë, zgjedhë Zvicrën U21

Sulmuesi Dalipi do të mbetet te Zvicra

Manchester City mund të detyrohet të ndryshojë pronësi

Manchester City mund të detyrohet të ndryshojë pronësi

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Bizneset e prekura gjatë protestave në Tiranë, 90 subjekte të dëmtuara, humbjet arrin deri në 18 milionë lekë

Bizneset e prekura gjatë protestave në Tiranë, 90 subjekte të dëmtuara, humbjet arrin deri në 18 milionë lekë

Nimani për dorëheqjen e Hamzës: Është e vonuar, pas tri palë zgjedhjeve të humbura

Nimani për dorëheqjen e Hamzës: Është e vonuar, pas tri palë zgjedhjeve të humbura

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për që tentoi të kryejë grabitje në një barnatore në Pejë

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Nisin sulmet me gurë dhe molotovë te Kryeministria

Nisin sulmet me gurë dhe molotovë te Kryeministria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën