TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova dështon sërish në PISA 2025, mbetet e fundit në rajon

Pas rezultateve të dobëta që treguan nxënësit kosovarë në testin PISA 2025, Kosova qëndron e fundit në listë edhe krahasuar me vendet e rajonit. Këto rezultate, njohësit po i shohin shqetësuese.

by Fëllënza Krasniqi
1 muaj ago
1 0
A A

Zë vend në listën me performancën më të dobët në rajon.

Edhe në vitin 2025, nxënësit kosovarë nuk patën një përmirësim të dukshëm në testin PISA.

Madje rezultatet qenë edhe më ulët se në vitin 2022.

E ndërsa Kosova mbetet mbrapa, në Ballkanin Perëndimor kryeson Mali i Zi.

Pas tij renditen, Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.

Shqetësuese rezultatet e këtij testimi po i sheh ish zëvendësministri i arsimit, Xhavit Rexhaj.

“Është e çuditshme se si nuk po alarmohemi, si nuk po mobilizohemi, si nuk po e shohim thellësinë e problemit të arsimit në Kosovë. Edhe Shqipëria, edhe Mali i Zi  edhe Serbia na kalojnë për dy deri në tri vjet, pra fëmijët e tyre mos me mësu për dy tre vjet hiç, fëmijët tanë ende nuk e arrijnë nivelin e fëmijëve të tyre”, ka thënë ish zëvëndësministëei i arsimit, Xhavit Rexhaj.

I njëjti thotë se duhet ndërmarrë një varg hapash që të përmirësohet sistemi arsimor në Kosovë.

“Një program nacional, një deklaratë nacionale në nivel të parlamentit, program nacional në nivel të qeverisë, një strategji në nivel të Ministrisë së Arsimit, mobilizim të këshillit trupit punues që përfshin ekspertizën autoritetet, komunat. Madje një program që trajton jo vetëm problemet PISA që i ka treguar, por problemet e arsimit në Kosovë përfshirë efikasitetin e arsimit, ne e kemi një sistem shumë të kushtueshëm që shpenzon pare vetëm për paga e jo për cilësi, këtu është problem”, ka deklaruar tuje Rexhaj.

Dukshëm më mirë se Kosova, rezultat kanë shënuar 15-vjeçarët në Shqipëri.

Por njohësi i arsimit atje thotë se ato shifra nuk janë reale.

“Shifrat që ne i kemi lexuar i kemi lexuar sipas dëshirës sonë, që do të thotë ministrja deklaroi se ne kemi një rritje prej 59 pikësh në shkenca. Këto shifra nuk janë të vërteta, sepse Shqipëria nuk ka pranuar që të bëjë testim në shkolla me më pak se 21 nxënës, Shqipëria nuk ka pranuar që të ketë të njëjtin numër të nxënësve si në vendet e tjera për të parë, pra përqindja për të parë se si është rezultati. Kjo do të thotë që në  Shqipëri është vetëm 72%  e nxënësve që janë testuar, kjo do të thotë që duhet të provoheshin të paktën 86% dhe me këto shifra duket që Shqipëria del mirë, por me këto shifra nuk ka se si të krahasohet sot dhe të thotë që jam më mirë se Kosova”, tha njohësi i arsimit në Shqipëri, Ndriçim Mehmeti.

Në PISA 2025 janë testuar më shumë se 750 mijë nxënës nga 91 vende të botës.

Kina renditet e para me më së shumti pikë, e pas saj Singapori dhe në vendin e tretë Japonia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamioni u përfshi nga zjarri si pasojë e vetaksidentit, policia jep detaje

Kamioni u përfshi nga zjarri si pasojë e vetaksidentit, policia jep detaje

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Zulfaj: Kosova do të ishte ndër vendet e para drejt anëtarësimi në BE po të vlerësohej progresi siç duhet

Rexhaj: Një koalicion LVV-LDK e Nisma do të ofronte qeveri stabile

Rexhaj: Shirko-Pula garanton paanësi dhe stabilitet politik

Nënshkruhet protokolli për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë

Tensione te Ministria e Arsimit- protestuesit hedhin molotovë, policia reagon me autobotin e ujit

Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

BQK mirëpret miratimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave

Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën