TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Të punojmë për aktivizimin e të rinjve duke investuar në edukimin e zhvillimin e tyre

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca: Të punojmë për aktivizimin e të rinjve duke investuar në edukimin e zhvillimin e tyre

Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me ç’rast ka hapur dyert për qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë këtë institucion.

Me këtë rast kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kjo ditë tregon rëndësinë dhe vlerat që përfaqëson sistemi demokratik i qeverisjes.

Ai shtoi se duhet të punohet më shumë për aktivizimin sa më të madh të të rinjve duke investuar në edukimin dhe zhvillimin e tyre, ngase sipas tij, një shoqëri demokratike mund të mirëmbahet si e tillë kur çmohet kontributi i gjeneratave të reja.

Sipas tij, përbërja e legjislaturës aktuale i ndihmon deklaratës së tij, sepse siç ka thënë ai, 15 për qind e deputetëve janë “nën moshën 35 vjeçare që me plot kuptimin e fjalës mund të quhen të rinj”.

“Gëzohem që çdo vit kjo ditë po shënohet në Kuvend. Këtë ditë po e shënojmë me një lajm të mirë që është anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për qeverisje të hapur. Për ne është arritje e rëndësishme anëtarësimi pas një përpjekje të gjatë që nuk vjen veç me legjislaturën tonë por edhe të atyre të kaluarave. Kjo tregon për pjekurinë e shtetit tonë”.

“Që nga miratimi i deklaratës globale Kuvendi ka marrë një sërë aktivitetesh dhe masash në funksion të rritjes se transparencës. Kuvendi ka miratuar dy plane të veprimit kjo tregon se punon me standardet më të larta të demokracisë. Ne duhet të punojmë më shumë për aktivizimin sa më të madh të të rinjve duke investuar në edukimin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve tanë. Një shoqëri demokratike mund të mirëmbahet si e tillë kur çmohet kontributi i gjeneratave të reja”.

Kryetarja e Forumit  për Transparencë Parlamentare Arbëresha Kryeziu, tha se Kosova duke u radhitur e treta në botë sa i përket të qenurit vend demokratik.

Sipas saj, ky progres është arritur sepse ka pasur përfshirje të qytetarëve e të shoqërisë civile në proceset që ka kaluar vendi.

“Në emër të Forumit i’u falënderoi për pjesëmarrjen sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, shënimi i kësaj dite është një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën sepse reflektojmë mbi progresin dhe sfidat në të cilat ne kemi kaluar si vend dhe sigurisht mbi ato që po kalojmë për ta arritur progresin e dëshiruar. Sot na gëzon fakti që progresi që Kosova ka shënuar në këtë drejtim ka qenë mjaftë i madh, u radhitëm të tretit në botë sa i përket të qenurit vend demokratik nga raportet e fundit të nxjerra nga Fridom House, çfarë na bënë shtetin më demokratik në Ballkanin Perëndimor, por jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe për tej saj”.

“Ky progres është arritur sepse ka pasur përfshirje të qytetarëve, të shoqërisë civile, për të ndërthurur vlerat e demokracisë me iniciativat për transparencë dhe llogaridhënie në nivel qytetar”.

Anëtarja e Forumit, Blerta Deliu Kodra, tha se  Kosova përbën një shembull të mirë të rrugëtimit për të ndërtuar institucione të pavarura dhe demokratike.

“Padyshim që Kosova përbën një shembull të mirë të rrugëtimit të saj për të ndërtuar institucione të pavarura dhe demokratike dhe për këtë duhet një falënderim i madh për përpjekjet shumë vjeçare që janë bërë për të konsoliduar shtetin e Kosovës dhe për të bërë që parimi i gjithëpërfshirëse i gjeneratave të reja, i pjesëmarrësve aktiv i qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës të jetë gurë themel në ndërtimin e institucioneve demokratike”.

“Megjithatë, përkundër një përpjekje të gjatë që është bërë, Forumi ka bërë një punë të mirë dhe është një vlerësim i përgjithshëm që forumi për transparencë parlamentare brenda Kuvendit të Kosovës bashkë më organizatat e shoqërisë civile me akterë të tjerë me staf të kuvendit është përpjekje që këtë institucion ta bëjë sa më të hapur, sa më të qasshëm, për qytetarët dhe të gjitha kategoritë”/eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brenda një javë në QKUK realizohen gjithsej 136 lindje

Brenda një javë në QKUK realizohen gjithsej 136 lindje

Çmimi i naftës sot është 1,79 euro/litër

Çmimet e derivateve mbeten të njëjta, nafta 1.79 euro për litër

​Arrestohet në Prishtinë 43-vjeçari i dënuar me katër vjet burgim

Shoqërohet në polici një person, i gjenden dhe sekuestrohen 883 fishekë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

Brenda një javë në QKUK realizohen gjithsej 136 lindje

Brenda një javë në QKUK realizohen gjithsej 136 lindje

Çmimi i naftës sot është 1,79 euro/litër

Çmimet e derivateve mbeten të njëjta, nafta 1.79 euro për litër

​Arrestohet në Prishtinë 43-vjeçari i dënuar me katër vjet burgim

Shoqërohet në polici një person, i gjenden dhe sekuestrohen 883 fishekë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi dy zyrtarë policorë

​11 vjet nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve Kosovë-Serbi

​11 vjet nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Dy raste të vdekjes dhe 326 shërbime emergjente brenda 24 orëve në QKUK

Dy raste të vdekjes dhe 326 shërbime emergjente brenda 24 orëve në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën