TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Konjufca: Serbia ka shkelur parimet e marrëveshjes, kjo na jep të drejt mos të hedhim hapin tjetër

nga Tëvë1
9 Korrik, 2024
0
A A
Konjufca: Serbia ka shkelur parimet e marrëveshjes, kjo na jep të drejt mos të hedhim hapin tjetër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se në të gjitha letrat dhe rekomandimet që do t’i jap Kosova për zbatimin e marrëveshjes bazike me Serbinë, do të shpjegojë se më e rëndësishmja është të nis zbatimi i parimeve të marrëveshjes, të cilat Serbia i ka shkelur shumë herë dhe e gjithë kjo i jep të drejt institucioneve të Kosovë që të mos hedhin hap tutje në çështje teknike.

Konjufca pas takimit me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, tha se pozicioni insistues i Qeverisë së Kosovës është zbatimi dhe respektimi i marrëveshjes bazë

“E para marrëveshja përbëhet prej parimeve dhe çështjeve konkrete. Parimet me të cilat përbëhet marrëveshja duhet të hyjnë në fuqi në momentin që janë pranuar nga ana e Serbisë, parimet e përbëjnë frymën e marrëveshjes. Mund të thuash më 1 janar 2025 do të fillojë zbatimi i marrëveshjes, parimet janë themelet e marrëveshjes dhe në nenin e dytë të marrëveshjes e keni barazinë sovrane në mes Kosovës dhe Serbisë, ky nuk ka afat ky parim. Nuk mund të thotë Serbia me Kosovën do të sillet agresore dhe në një moment të caktuar do të fillojë të bëhet fqinjë i mirë. Fqinjë i mirë Serbia ka zgjedhur të jetë në letër në momentin që e ka pranuar marrëveshjen. Ju e dini ajo marrëveshje e ka edhe principin e zgjidhjes së problemeve të problemeve dhe sfidave por ne e përjetuam Banjëskën”, tha ai.

Sipas tij, çështjet konkrete të marrëveshjes mund të kenë afate por nuk mund të kenë afate principet. Konjufca shtoi se Serbia po shkel parimet e kësaj marrëveshje.

“Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes, mund t’i përmendi dy këtu, barazinë sovrane në mes shteteve, duke mos e pranuar fare si shtet, as defakto dhe e dyta atë pricipin e mos pengimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në institucione evropiane…nuk mund të kesh barazi sovrane në mes shteteve, ku kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, e dërgon letrën për ta zhvlerësuar marrëveshjen. Nuk ka barazi të shteteve kur e pengon Kosovën në çdo hap, do t’ia shkatrru subjektivitetin e saj ndërkombëtarë, ne e kemi subjektivitetin ndërkombëtar edhe pa Serbinë, por fakti që Serbia po i shkel të gjitha këto parime që i përmenda, kjo na jep të drejt që mos të hedhim hapin tjetër. Asociacioni mund të ketë afat por asociacioni nuk është parim. Nëse ne sulmohemi nga Serbia, nëse ministri i Serbisë thotë ushtria kur të kthehet në Kosovë, këtu janë shkelur parimet e marrëveshjes, kjo është fryma e marrëveshjes. Ne nuk kemi fqinjësi të mirë por kemi armiqësi, jo për shkak tonin por për shkak të Serbisë dhe pozicionimit të saj. Dhe ne në të gjitha letrat dhe shkëmbimet, argumentimeve, mendoj që kjo do të jetë korniza se si të fillohet të zbatohet, por të nis të zbatohet prej parimeve, jo prej datave. Parimet nuk kanë data”, tha ai.

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer ka deklaruar se Zvicra do të vazhdojë me angazhimet në fushën e sigurisë në Kosovë e rajon duke ofruar më shumë se 200 mijë ushtar zviceran në KFOR.

Nussbaumer po ashtu tha se kanë përcjellur me shqetësim marrëdhëniet komplekse mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi adresuar marrëdhëniet komplekse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje… Për Zvicrën paqja e qëndrueshme në rajon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë e rëndësishme, prandaj Zvicra e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ndihmon në ndërtimin e besimit dhe lehtësimit të dialogut mes dy vendeve”, tha Nussbaumer.

Nussbaumer ka përmendur se paqja në pjesën veriore të Kosovës është e rëndësishme për Zvicrën andaj sipas tij mbështesin pikëpjekjet për dialog.

Derisa shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje për të dal nga bllokada.

“Siç e kam përmendur në fjalimin tim mendoj se paqja e qëndrueshme në pjesën veriore është shumë e rëndësishme për Zvicrën, prandaj ne i mbështesim gjitha përpjekjet që mbështesin dialogun… Nuk jam në pozitë si president i Këshillit Kombëtar të Zvicrës të diskutoj për atë se a duhet ta dënojmë Serbinë por mendoj se nëse nuk është në linjë me marrëveshjen, duhet të punojmë së bashku, duhet ta qartësojmë situatën, duhet të gjejmë një zgjidhje, të dalim nga kjo bllokadë……. Unë do ta mbështes Kosovën dhe do të vazhdojmë me sovranitetin e saj dhe të vazhdoj rrugëtimin drejt integrimeve evropiane”, tha ai.

Përndryshe,Nussbaumer do të ketë takime edhe me drejtues tjerë të institucioneve të sigurisë në Kosovë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X