TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kongresistët amerikanë sot vizitë në Luginën e Preshevës dhe Kosovë

by tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Kongresistët amerikanë sot vizitë në Luginën e Preshevës dhe Kosovë

Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të zhvillojnë vizitë zyrtare  të martën në Luginën e Preshevës e me pas edhe në Kosovë,  ku do të takojnë përfaqësues të institucioneve shtetërore, autoritete të sigurisë dhe përfaqësues të shqiptarëve në rajon.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Siani ka thënë se ky është një moment historik për Luginën e Preshevës.

Vizita, sipas organizatës Albanians For America ka për qëllim forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, diskutimin e zhvillimeve të sigurisë rajonale dhe mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Në kuadër të agjendës në Kosovë, delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe me autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë në Camp Bondsteel. Po ashtu, janë paralajmëruar takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Pas vizitës në Kosovë, kongresistët do të qëndrojnë në Luginën e Preshevës, ku do të takojnë përfaqësues të Këshilli Kombëtar Shqiptar, liderë politikë shqiptarë dhe drejtues të komunave të Preshevës dhe Bujanocit. Fokus i diskutimeve do të jenë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar atje.

Organizata theksoi se vizita zhvillohet në një periudhë të angazhimit të shtuar të Kongresit amerikan për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe për avancimin e integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Ndryshe, Keith Self gjatë këtij viti ka prezantuar në Kongresin amerikan një nismë ligjore për vlerësimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai po ashtu ka mbështetur publikisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar si faktor kyç për stabilitetin rajonal.

Vetëm tri javë më parë, Self së bashku me Ritchie Torres dhe Mike Laëler paraqitën një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve që shpreh mbështetje për integrimin e Kosovës në NATO.

Në fund, Albanians For America shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm të kongresistëve amerikanë në mbështetje të çështjes shqiptare, stabilitetit rajonal dhe partneritetit ndërmjet popullit amerikan dhe shqiptar.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Auto Draft

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën