Kylian Mbappe ka thënë se ka marrë goditje në nyjën e këmbës, kurse lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe përzgjedhësi Didier Deschamps.
Por, te Franca nuk i frikësohen mungesës së sulmuesit të Real Madridit në gjysmëfinale.
Ylli i Francës u largua nga fusha në minutën e 77-të të ndeshjes ndaj Marokut, ndërsa është parë duke mbajtur akull në nyjën e këmbës.
Mbappe pas ndeshjes ka theksuar se është mirë, vetëm se ka marrë goditje.
“ESPN” ka shkruar të premten se Mbappe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Botës.
Mbappe ka tetë gola e tri asistime në këtë Botëror.




