TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Komuniteti rom me ide artistike, por pa mbështetje financiare

nga TËVË 1
23 Prill, 2025
0
A A
​Komuniteti rom me ide artistike, por pa mbështetje financiare

Organizata joqeveritare “Durmish Asllano” në komunën e Prizrenit, e cila funksionon me tri departamente që mbron dhe promovon kulturën rome përmes këngëve dhe valleve të vjetra, me teatrin “Romano Teatro Rexhip Menekshe” dhe radion “Roman Avazo”, nuk po gjen mbështetje të madhe nga institucionet.

Idetë për të ndërtuar diçka artistike për komunitetin romë, për të janë të shumta, por mbështetja financiare po mungon.

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Durmish Asllano”, Fatmir Menekshe, ka folur për KosovaPress rreth shfaqjeve që shfaqen në teatrin e tij.

Menekshe, ka thënë se drama e fundit ka qenë “Në kërkim”, inspiruar nga një vepër e Bretol Bred, e cila kërkon drejtësi, shkencë dhe spiunin.

Arsyeja e shfaqjes së kësaj drame, Menekshe ka thënë se është për shkak të diskriminimit, i cili mund të jetë evident te komuniteti rom.

“Shfaqja e fundit ka qenë shumë sfiduese që edhe vetë teatrot profesionale nuk e sfidojnë vetën me autorin Bretol Bred. Ka pasur qëllim për të reflektuar jetën shoqërore dhe publike të popullatës dhe i cili është cilësua si jo i dashur. Drama ka qenë me titullin “Në kërkim” inspiruar prej një vepre të tij që ka pasur disa akte, por ne kemi trajtuar vetëm tri akte në kërkim të drejtësisë shkencës dhe spiunit, që disa sekuenca tematikat e asaj drame mund të themi që edhe në ditët e sotme për shkak të diskriminimit mund të jenë evidente te jeta e komunitetit rom”, ka thënë Menekshe, shkruan KP.

Menekshe thotë se është e vështirë që të paguajë profesionistët e skenografët, pasi që mbështetja financiare nga Komuna e Prizrenit po mungon. Ai ka përmendur edhe Drejtorinë e Kulturës në këtë komunë, e cila po ndan pak fonde për komunitetin rom.

“Mbështetje financiare ekziston, por jo në normën e duhur. Një dramë e 7 mijë eurove me arritur një sukses të madh është jashtëzakonisht e vështirë, sepse burimet njerëzore e dini se duhet të paguhen, profesionistët, skenografia dhe e gjithë logjistika tjetër. As si përkthyes, as si aktor, nuk jam paguar. Nga ana tjetër, edhe Drejtoria e Kulturës edhe ajo ndan pak fonde për komunitetin rom dhe ai duhet të ngrit pak nivelin e fondeve në mbështetje të komunitetit”, tha ai.

Menekshe, ka shtuar se në këtë mes ka krijuar edhe një mini-bibliotekë me motrën e tij, e cila ka mbi 400 tituj në katër gjuhë.

“Krijuam një mini bibliotekë, ku mund të jetë një hapësirë publike dhe mund të kemi tituj të shumtë dhe kemi më shumë se 400 tituj. Ne i botojmë dhe i lëmë aty i arkivojmë, po ashtu edhe i koleksionojmë për lexuesit kush janë të interesuar jo vetëm rome”, ka thënë Menekshe.

Menekshe kërkon nga institucionet, që dramën “Në kërkim” ta sjellin në Teatrin e Kosovës dhe ta mbështesin atë.

Tags: Organizata joqeveritare “Durmish Asllano”prizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Auto Draft

Mungesa e infrastrukturës, fëmijë me aftësi të kufizuar mbesin jashtë bankave shkollore

Auto Draft

Sormaz: Radoiçiq është në Kopaonik

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X