TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur, shprehen të shqetësuar sepse nuk mund të gërmojnë në Serbi

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur ka njoftuar se ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjatë këtij viti kanë kryer gërmime për mbetje mortore në 10 lokacione të ndryshme brenda territorit të Kosovës. Megjithatë shqetësim mbetet fakti që Serbia nuk po lejon që brenda territorit të saj të zhvillohen gërmime, duke e politizuar çështjen e personave të pagjetur.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
1 0
A A

Deri më tani gjatë këtij viti në 10 lokacione të ndryshme brenda territorit të Kosovës janë kryer gërmime nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në kërkim të mbetjeve mortore.

Në periudhën e fundit gërmimet po zhvillohen në Burgun e Dubravës, ku dyshohet se në atë zonë nga mbetje mortore nga periudha e luftës në Kosovë.

Mirëpo nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur, shprehen të shqetësuar se gërmime nuk po mund të kryejnë brenda territorit të Serbisë përkundër kërkesave të vazhdueshme.

“Sigurisht që sfidë shqetësuese mbesin lokacionet brenda territorit të Serbisë ku përkundër kërkesave të vazhdueshme nga ana jonë, akoma nuk është caktuar ndonjë datë për t’i rifilluar gërmimet në atë pjesë” , ka thënë Gara.

Megjithëse janë arritur disa marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e të pagjeturve, kjo e fundit nuk ka treguar vullnet politik për ta zbatuar.

Kryetari i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, Ahmet Grajqevci, thotë se shteti fqinj Serbia e ka politizuar çështjen e personave të pagjetur dhe se sipas tij pa një trysni ndërkombëtare situata në terren nuk do të ndryshojë.

“Pavarësisht se e dimë që ka varreza masive në Serbi ne nuk kemi asgjë në dorë për të bërë. Serbia nuk e ka vullnetin për t’i hapur ato varreza sepse dëshiron ta shfrytëzojë politikisht këtë çështje”, ka thënë Grajqevci

Edhe gati 26 vjet pas përfundimit të luftës, shumë familje shqiptare janë në pritje për të kuptuar më shumë për më të dashurit e tyre.

Nga Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur kanë kërkuar hapa konkret prej Bashkimit Evropian për ta detyruar Serbinë që të bashkëpunojë dhe t’i hapë arkivat e saj shtetërore, përfshirë ushtarake, policore dhe të inteligjencës, për të kuptuar vendndodhjen e të zhdukurve të luftës në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

“Info Nata”- 27.10.2026

“Info Nata”- 27.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën