TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

by Teve1
33 minuta ago
0
A A
​Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë kosto politike dhe ekonomike. Kjo thuhet, ndër të tjera, në draftraportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë, që Komisioni Evropian do t’i publikojë më 4 nëntor.

Për Serbinë thuhet se ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e saj, përfshirë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës dhe në Interpol.

Sipas draftit, këto veprime dhe retorika e përsëritur nxitëse e zyrtarëve serbë kanë vazhduar të minojnë normalizimin. Serbia kritikohet gjithashtu se nuk ka ndërmarrë asnjë hap të rëndësishëm për të siguruar llogaridhënie për sulmin në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Situata në veri vlerësohet e qetë, por e brishtë. Kosovës i vihet në barrë se ka ndërmarrë në mënyrë të përsëritur veprime në kundërshtim me detyrimet nga dialogu, përfshirë aksione policore ndaj strukturave të mbështetura nga Serbia.

Në draft përmendet se nuk ka pasur përparim drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova ftohet ta nisë këtë proces, në përputhje me detyrimet nga dialogu.

Për statusin e strukturave të mbështetura nga Serbia në Kosovë, drafti thekson se ai duhet të trajtohet sipas marrëveshjeve të dialogut dhe ligjit të Kosovës, e jo me masa të pakoordinuara.

BE-ja kërkon konsultime të strukturuara me serbët e Kosovës dhe bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun.

Për urën mbi lumin Ibër, BE-ja vlerëson se ajo duhet të hapet, por nevojitet koordinim më i mirë mes komunave dhe institucioneve qendrore.

Sipas draftit, Kosova nuk ka shënuar përparim në fushat themelore, ndërsa funksionimi i institucioneve është penguar nga fragmentimi politik. /RTK

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Policë të armatosur para bankës në pronësi të magnatit të lidhur me Vuçiqin në Beograd

Policë të armatosur para bankës në pronësi të magnatit të lidhur me Vuçiqin në Beograd

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë

Protestat në Tiranë, tensione para Kryeministrisë

Protestat në Tiranë, tensione para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën