TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s premton mbështetje për FSK-në

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s premton mbështetje për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, priti sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell, të shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Me këtë rast, ai falënderoi Gjeneralin Corell dhe Ambasadorin Hovenier dhe u shprehu mirënjohjen e lartë për partneritetin ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe bashkëpunimin, tani në vitin e 11-të, të shkëlqyeshëm bilateral.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj rikujtoi disa prej sukseseve të përbashkëta, duke u fokusuar në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt,  Stërvitjen ” Defender-Europre ’21”,  përgatitjet për “Defender-Europe’23”, si dhe misionet tjera paqeruajtëse të radhës në bashkë-zbarkim me trupat amerikane.

Njëkohësisht, ai rikujtoi se këto të arritura janë falë mbështetjes së pakursyer dhe të pazëvendësueshme të SHBA-së si shtet mik, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, përmes Gardës Kombëtare, në funksion të avancimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale dhe profesionale të FSK-së përgjatë dhjetë viteve, e duke besuar fuqishëm se bashkëpunimi në të ardhmen do të thellohet akoma më shumë.

Nga ana e tij, Gjenerali Corell, vlerësoi shumë lartë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe konfirmoi përkrahjen e plotë, për aktivitetet e tjera të përbashkëta me FSK-në, të cilat tashmë po dëshmojnë nivel të lartë të profesionalizmit, prandaj vlerësoi se mbeten të përkushtuar që bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ambasadori Hovenier, theksoi se do të vazhdojë angazhimin e tij për mbështetjen e FSK-në në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, e sidomos theksoi rëndësinë e aspekteve të ndërveprimit ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së për operacione në misionet paqeruajtëse dhe të stabilitetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Veteranët e UÇK-së: Serbia po rehabiliton krimet e luftës, heshtja e BE-së dhe ShBA-së është bashkëfajësi morale

Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

Emisioni “Mesditë” 03.04.2026

Emisioni “Mesditë” 03.04.2026

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

“Info Nata”- 14.04.2026

“Info Nata”- 14.04.2026

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën