TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KMDLNj: Faturat e rrymës për muajin dhjetor përbëjnë abuzim të rëndë ekonomik ndaj qytetarëve

by teve1
11 muaj ago
1
A A
KMDLNj: Faturat e rrymës për muajin dhjetor përbëjnë abuzim të rëndë ekonomik ndaj qytetarëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka pranuar një numër të madh ankesash nga qytetarë e Kosovës, të cilët raportojnë se faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor janë mbi 70 për qind më të larta krahasuar me muajin paraprak.

Në reagimin e KLMDLNj-se thuhet se një rritje e tillë është e pabesueshme, e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme, sidomos duke marrë parasysh faktin se temperaturat mes dy muajve nuk kanë shënuar dallime të ndjeshme, çka përjashton nevojën për rritje të konsumit të energjisë elektrike.

“KMDLNj vlerëson se kjo situatë përbën abuzim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe rëndon në mënyrë disproporcionale mbi buxhetin e familjeve kosovare, duke thelluar varfërinë dhe pasigurinë sociale”, thuhet në reagim.

Po ashtu sipas KMDLNj, ZRRE, që nga themelimi i saj, ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme në dëm të qytetarëve dhe paguesve të rregullt të energjisë elektrike, duke fryrë faturat në kundërshtim me ligjin.

“Këtë e dëshmon edhe një vendim gjyqësor, i cili ka konstatuar se ZRRE ka diskriminuar qytetarët në baza etnike dhe politike, pa pasuar asnjëherë kompensim për dëmet e shkaktuara ndaj qytetarëve shqiptarë dhe joserbë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu sipas KLMMbështetja institucionale që Qeveria e Kosovës i ka dhënë ZRrE-së e bën atë bashkëpërgjegjëse për këtë situatë, duke u identifikuar si pjesëmarrëse në varfërimin e skajshëm të qytetarëve.

KMDLNj shpreh po ashtu shqetësim të thellë për blerjen e energjisë elektrike me çmime të larta, kryesisht nga tregtarë serbë dhe grekë, si dhe për dyshimet e bazuara për korrupsion që përfshijnë ambasadorin Martin Berishaj dhe ministren kujdestare Artane Rizvanolli.

“Këto praktika ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë. Po ashtu, licencimi i operatorëve për tregti me energji elektrike në baza nepotiste dhe politike, përfshirë persona të afërt me Kryeministrin kujdestar, nxit dyshime serioze për një korrupsion institucional të mirëplanifikuar, i cili synon përfitime të kundërligjshme në dëm të qytetarit dhe të shtetit.

Veçanërisht alarmante është dhënia e monopolit të tenderëve për shitblerje të energjisë elektrike një personi me emrin Vuk Hamović, shtetas i Serbisë, i biri i ish-kreut të ushtrisë serbe në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, çka përbën rrezik serioz jo vetëm ekonomik, por edhe të sigurisë kombëtare të Kosovës”, thuhet në reagim.

Po ashtu KMDLNj i bën thirrje Prokurorisë së Kosovës që të: hetojë punën e ZRrE-së që nga fillimi i veprimtarisë së saj; Hetojë dhënien e licencës monopolizuese Vuk Hamoviçit; Hetojë dhënien e licencave për tregti me energji elektrike në baza nepotiste dhe politike; Hetojë vendosjet politike në pozita kyçe dhe largimet nga puna për shkaqe politike si dhe të hetojë të gjitha kontratat për blerje dhe shitje të energjisë elektrike.

Sipas KMDLNj, ZRRE ka paralajmëruar se në muajin mars 2026 do të shqyrtojë kërkesën e operatorëve për rritje të çmimit të rrymës që nënkupton përkeqësim edhe më të madh të gjendjes ekonomike për pjesën dërrmuese të familjeve kosovare.

Sipas reagimit, rritja e çmimit të energjisë elektrike pashmangshëm provokon rritjen e çmimeve të të gjithë artikujve dhe shërbimeve andaj qytetarët duhet ya kundërshtojnë pavarësisht se cila qeveri ka pushtetin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Veselinoviq raportohet se është arratisur në Turqi- mund të e ekstradohet në Kosovë

Veselinoviq raportohet se është arratisur në Turqi- mund të e ekstradohet në Kosovë

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Kosova kërkon sqarime nga qeveria e Somalisë për zhdukjen e nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” –  punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën