TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

by teve1
12 muaj ago
1
A A
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

Klodian Braho është zgjedhur sot drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai do të marrë detyrën pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit më 16 dhjetor.

Sipas mediave shqiptare, Braho u përzgjodh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë përmes një procesi votimi të hapur dhe nominal, ku mori 7 vota.

Ndërkohë, kandidati Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj mori 1 votë ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Të katër kandidatët prezantuan sot platformat e tyre përpara anëtarëve të KLP-së, ndërsa të pranishëm në seancë ishin edhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i BE‑së Silvio Gonzato dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Braho do të zëvendësojë në krye të SPAK Altin Dumanin, me një mandat 3-vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje.

Kush është Klodian Braho?

Klodjan Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982.

Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës.

Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Kandidati për president të Serbisë e konsideron Kosovën si territor të pushtuar përkohësisht

Kandidati për president të Serbisë e konsideron Kosovën si territor të pushtuar përkohësisht

​Serbia jep pasaporta për njerëzit e Putinit dhe djalin e Kadyrovit

​Serbia jep pasaporta për njerëzit e Putinit dhe djalin e Kadyrovit

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

Vdes ish-pronari i Chelseas

Aksident mes kamionit dhe autobusit në rrugën Pejë–Prishtinë, 10 persona të lënduar

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Nëse shqiptarët janë “implant” në Maqedoni, atëherë le ta shpallin atë shtet pa shqiptarë!

Sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë merr formë, Rama poston pamje

Rama kërkon përgjigje nga Policia: Kush po e ndalon vendosjen e muralit të Nënë Terezës?

Para duelit për titullin botëror, Kabayel dhe Hysa bëjnë simbolin e shqiponjës

Para duelit për titullin botëror, Kabayel dhe Hysa bëjnë simbolin e shqiponjës

Maqedonci ndan Medaljen “Shërbim i Shquar” për Bashkim Jasharin

Maqedonci ndan Medaljen “Shërbim i Shquar” për Bashkim Jasharin

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Detaje të reja për kapjen e 136 kg drogë, veç tre të arrestuarve një në arrati

Detaje të reja për kapjen e 136 kg drogë, veç tre të arrestuarve një në arrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën