Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës dha detaje të reja për sekuestrimin e rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër daljes Doganaj-Kaçanik.
Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës dha detaje të reja për sekuestrimin e rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër daljes Doganaj-Kaçanik.
U ndaluan tre të dyshuar nga 48 orë, siç thuhet në njoftimin e përbashkët, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.
Sipas Prokurorisë dhe Policisë, ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një zyrtari policor në këtë rast, ndaj të cilit janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.
Sipas informacioneve fillestare të siguruara gjatë hetimeve, personat e dyshuar në këtë rast janë shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut dhe dyshohet se kishin për qëllim transportin, shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike të llojit marihuanë nga Shqipëria përmes territorit të Kosovës, e më pas në Maqedoni të Veriut, me destinacion përfundimtar Turqinë.







