TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Klinika e Nefrologjisë mohon akuzat e familjarëve se pacientit që vdiq nuk i është kryer dializa

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

ShSKUK-ja ka mohuar pretendimet e familjarëve të cilët kanë akuzuar Klinkën e Nefrologjisë – Shërbimin e Dializës se pacientit nuk i ishte realizuar dializa, raporton teve1.info

Sipas ShSKUK-së, pacenti F.S, ka qenë në program kronik të dializës, teksa kanë thënë se gjatë qëndrimit të pacientit në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të njëjtit i ishin realizuar seancat e rregullta të dializës në Klinikën e Nefrologjisë.

“Në lidhje me raportimet në medie për rastin e djeshëm, të pacientit F.S., në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, e ku familjarët e pacientit, në medie, kanë akuzuar Klinikën e Nefrologjisë- Shërbimin e Dializës, se pacientit nuk i ishte realizuar Dializa, Klinika Nefrologjisë  në QKUK, sqaron se pacienti F.S., ka qenë në program kronik të Dializës. Gjatë qëndrimit në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pacienti kishte realizuar seancat e rregullta të dializës në Klinikën e Nefrologjisë. Vetëm javën e fundit ka  realizuar disa  dializa të rregullta”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pacienti më 8,10, 12 dhe 13 janar të këtij viti kishte refuzuar të realizoj dializën, ndërsa më 14 janar i njëjti ka realizuar dializën që ka zgjatur katër orë sipas protokollit mjekësor.

“Me datë 8 janar 2023, me 10 janar 2023, 12 janar 2023,  ditën e premte, 13 janar 2023, ka refuzuar të realizojë seancën e dializës, ndërsa ditën e shtunë, 14 janar 2023 ka realizuar seancën e plotë të Dializës e cila zgjatë 4 orë, sipas protokollit mjekësor. Pacientët kronik dializohen 3  herë nga 4 orë në javë, kurse pacienti në fjalë të shtunën ka realizuar seancën e plotë, 4 orë”, thuhet në njoftim.

E për këtë rast ka dhënë detaje për teve1.info edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se së bashkë me prokurorinë po punohet për të sqaruar rrethanat lidhur me ngjarjen.

Ndërkaq, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar se rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”.

“Një burrë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është hedhur nga dritarja, derisa ishte në mjekim në QKUK” – thuhet në njoftim./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Syla nga OVL-UÇK: Jemi të gatshëm për datën 12, por edhe për datën 16 shtator

Syla nga OVL-UÇK: Jemi të gatshëm për datën 12, por edhe për datën 16 shtator

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën