TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorëve të lënduar në Prizren

by Tëvë1
45 minuta ago
0
A A
​Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorëve të lënduar në Prizren

Katër punëtorë janë pranuar në repartin e ortopedisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi janë lënduar në vendin e punës, ndërsa dy të tjerë janë liruar për në shtëpi.

Doktori në Qendrën Emergjente në Prizren, Afrim Jahaj deklaron për KosovaPress se gjendja e përgjithshme e katër punëtorëve të pranuar në spital është stabile dhe se ata nuk janë në rrezik për jetë. Sipas tij, fillimisht gjashtë personat janë sjellë në këtë Qendër rreth orës 12:00, në shoqërim të Policisë së Kosovës.

“Prej këtyre gjashtë personave, gjatë ekzaminimeve të cilat janë bërë në emergjencë, katër janë pranuar në repartin e ortopedisë me lëndime, ndërsa dy janë lëshuar në shtëpi. Gjendja e përgjithshme e të pranuarve është stabile, kanë disa lëndime, por gjendja e tyre është stabile, nuk janë të rrezikuar për jetë”, ka thënë Jahaj.

Ai ka treguar se lëndimet kryesore janë fraktura të unazave në rajonin lumbosakral.

“Më shumë lëndimet janë të unazave të rajonit lumbosakral, domethënë janë fraktura të unazave”, ka deklaruar ai.

Jahaj ka bërë të ditur se njëri nga katër punëtorët është pranuar vetëm për vëzhgim 24-orësh dhe pritet të lirohet të nesërmen, ndërsa tre të tjerët do të vazhdojnë trajtimin ortopedik.

“Gjendja është stabile njëri prej tyre, domethënë është më lehtë, domethënë ai vetëm është pranuar për të u observuar 24 orë dhe unë besoj që do të lëshohet ditën tjetër, ndërsa këta persona të tjerë, domethënë vazhdojnë në mjekimin ortopedik”, ka thënë Jahaj.

Punimet janë ndaluar në vendpunishten në Prizren, ku gjashtë punëtorë mbetën të lënduar pas shembjes së një pllake betoni.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për KosovaPress se rreth orës 12:30 Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren për disa persona të lënduar në vendin e punës.

“Me datën 28.10.2026, rreth orës 12:30, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren se aty ndodheshin disa persona të lënduar në vendin e punës. Njësitet policore kanë dalë në spital, ku kanë marrë informacion se në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren ishte shembur një pllakë betoni, si pasojë e së cilës të paktën gjashtë punëtorë kishin pësuar lëndime, kryesisht të lehta”, ka deklaruar Bytyqi për KosovaPress.

Tags: lendimprizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Nimani për deputetët pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Do të duhej të merreshin me rastin, jo të akuzonin njëri-tjetrin

Nimani për deputetët pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Do të duhej të merreshin me rastin, jo të akuzonin njëri-tjetrin

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

​Familjarët e Arlinda Zekajt kundër akteve të dhunës në protestë: Mos prishni, këto janë tonat

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

​Familjarët e Arlinda Zekajt kundër akteve të dhunës në protestë: Mos prishni, këto janë tonat

​Familjarët e Arlinda Zekajt kundër akteve të dhunës në protestë: Mos prishni, këto janë tonat

​Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorëve të lënduar në Prizren

​Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorëve të lënduar në Prizren

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

KGJK del me raport pas vrasjes së Arlinda Zekajt, thotë se kishte urdhër mbrojtës, zbulon se aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti pas vrasjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën