TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kim urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kim urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Kjo deklaratë e Kim është në linjë me drejtimin e programit të tij bërthamor. Ai vazhdimisht është zotuar se do të rrisë kualitetin dhe kuantitetin e arsenalit bërthamor, për t’u përballur, siç ka thënë, me “armiqësitë” e Shteteve të Bashkuara.

“Ata tani duhen të izolojnë dhe ngufasin [Korenë e Verut], që është gjë e paprecedentë në historinë njerëzore”, tha Kim gjatë një takimi me partinë në pushtet, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve. “Kjo situatë kërkon që të dyfishohen përpjekjet për të forcuar në masë të madhe muskujt ushtarakë”.

Kim kërkoi për “një rritje eksponenciale të arsenalit të armëve të shtetit”, të prodhohen armë taktike bërthamore për të shënjestruar Korenë e Jugut. Ai po ashtu kërkoi që raketat balistike ndërkontinentale të kenë aftësi “të kundërsulmeve të shpejta” dhe një armë e tillë, sipas Kim, i duhet për të sulmuar tokën amerikane.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut pretendoi se ka kryer teste kyçe për zhvillimin e një arme të re strategjike, që me gjasë është referencë për një raketë balistike ndërkontinentale.

Koreja e Veriut e sheh Korenë e Jugut si shtet armik, ndërkaq thotë se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë politika armiqësore ndaj Veriut.

Javën e kaluar, Koreja e Jugut paralajmëroi se çdo përpjekje e Veriut për të përdorur armë bërthamore “do të çonte në rrëzimin e Qeverisë së Kim Jong Unit”. Paralajmërime të tilla më herët ka bërë edhe ushtria amerikane.

Koreja e Veriut në orët e para të së dielës lëshoi raketa me rreze të mesme veprimi, që sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë fluturuan për afër 400 kiometra.

Më 2022, Koreja e Veriut ka lëshuar mbi 70 raketa, përfshirë tri raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Koresë së Jugut gjatë së shtunës. /rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryetari i Presidencës së BeH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, RS kërcënon paqen

Kryetari i Presidencës së BeH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, RS kërcënon paqen

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Vijon në ditën e 115-të protesta në Tiranë

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Jo në emrin tim”, dita e 8-të e protestës vazhdon sonte në Prishtinë

Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?

Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?

Aktivizimi i semaforëve bllokon rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Aktivizimi i semaforëve bllokon rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Kurti takon të dërguarën britanike për Ballkanin, diskutojnë për marrëdhënien Kosovë – Serbi dhe rrugën euroatlantike

Kurti takon të dërguarën britanike për Ballkanin, diskutojnë për marrëdhënien Kosovë – Serbi dhe rrugën euroatlantike

Personi që vdiq në Pejë, Inspektorati i Punës: Viktima nuk ishte punëtor – ngjarja nuk lidhet me vendin e punës

Një person lëndohet derisa ishte duke punuar në Prizren, rasti po hetohet

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Dy persona gjenden pa shenja jete në dy vende të ndryshme në Gjilan, policia heton rastet

“Prej këtij momenti punimet janë të ndaluara”- Inspektorati i Punës me kontrolle të rrepta për sigurinë në punë

Inspektorati ndalon përkohësisht punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën