Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, i ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 parashikon se situata ndëretnike do të përshkallëzohet.
“Situata në Maqedoni të Veriut do të përshkallëzohet. Shqiptarët janë gjithnjë e më të frustruar. Maqedonia e Veriut është pjesë e botës serbe. Maqedonia kryeqendër e ka Beogradin e jo Shkupin”, theksoi Kim Mehmeti.
Tutje, Mehmeti e komentoi edhe konfliktin e armatosur të vitit 2001 ku tha se ka ndodhur për faktin se shqiptarët dhe bullgarët nisën që të krijojnë një aleancë.
“Lufta në vitin 2001 ka ndodhur për shkak se u forcua aleanca mes shqiptarëve dhe bullgarëve. Maqedonia e Veriut kontrollohet nga Beogradi. Ka edhe qarqe shqiptare që janë futur në atë lojë”, vlerësoi Kim Mehmeti.




