TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këshilli për nënat: Gratë që u takuan me Putinin u përzgjodhën nga Kremlini

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Këshilli për nënat: Gratë që u takuan me Putinin u përzgjodhën nga Kremlini

Presidenti rus, Vladimir Putin për herë të parë u takua me gratë dhe nënat e ushtarëve rusë.

Kjo pas lutjeve të shumta të familjeve që përpiqen të kthejnë të afërmit e tyre në shtëpi, duke u ankuar për kushtet e mjerueshme me të cilat përballen djemtë e tyre.

Putin iu tha grave dhe nënave ruse se lajmet se të rekrutuarit për mobilizim ushtarak në Ukrainë po kanë vështirësi janë të rreme dhe se realiteti është ndryshe.
Ai madje tha se flet në telefon me disa ushtarë dhe se ata duken të “disponuar”.

“Jeta është më e larmishme se ajo që shfaqet në ekranet televizive apo edhe në internet. Ka shumë falsifikime, mashtrime, gënjeshtra. Ka shumë sulme informacioni. Informacioni është gjithashtu një armë luftarake. Unë ndonjëherë flas me disa djem (ushtarë) në telefon direkt. Kur fola me ta më befasuan me disponimin dhe qëndrimin që kishin ndaj kësaj çështjeje. Ata janë heronj”, tha Putin.

I menjëhershëm ishte reagimi i Këshillit të Nënave dhe Grave, një lëvizje e formuar nga të afërmit e ushtarëve të mobilizuar në Rusi.

Përfaqësuesja e tyre, Olga Tsukanova, me anë të një video-mesazhi në Telegram tha se gratë që u takuan me Putinin të premten u përzgjodhën nga Kremlini dhe se ai duhet të takohet me nënat e vërteta.

“Ne jemi këtu në Moskë, gati të takohemi me ju. Ne presim përgjigjen tuaj . Ne kemi burra në ministrinë e mbrojtjes, në zyrën e prokurorisë ushtarake, djem të fuqishëm në administratën presidenciale… dhe nëna në anën tjetër”, Olga Tsukanova- Këshilli i nënave dhe grave-rusi, raporton AP.
Raportet e pakonfirmuara nga disa media ruse sugjeruan se disa nga gratë që u takuan me presidentin rus ishin anëtare të partisë në pushtet ose zyrtarë lokalë që mbështesnin qeverinë e Putinit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më herët se gjithsej 300 mijë rusë janë rekrutuar në thirrjen e pjesshme të shpallur nga Putin më 21 shtator, dhe 87 mijë prej tyre janë dislokuar në Ukrainë./Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Trump do të diskutojë për Iranin dhe armët bërthamore me Putinin dhe Xinë në një samit historik

Trump do të diskutojë për Iranin dhe armët bërthamore me Putinin dhe Xinë në një samit historik

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Akil Gjakova në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026

Akil Gjakova në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes, tregon çfarë ndodhi gjatë trajtimit të saj

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes, tregon çfarë ndodhi gjatë trajtimit të saj

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Microsoft ngadalëson qëllimshëm Windows

Microsoft njofton se produktet dhe shërbimet për konsumatorët janë rikthyer plotësisht në funksion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën