Gazetari serb, Bratislav Kërstiq në lidhje me deklaratën e presidentit të Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, i cili kërkojë që t’i kushtohet vëmendje Ballkanit, pasi që posedon informacione që Rusia po planifikon një luftë të re, ka thënë se ekziston një mundësi e tillë, por jo në Kosovë.
Sipas tij, ai e ka pasur fjalën për një vatër të re, Bosnja.
Kërstiq në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1 duke folur për sulmin terrorist në Banjskë ka thënë se nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka qenë i informuar, atëherë Rusia e ka udhëhequr shtetin e Serbisë.
“Ekziston mundësia dhe nuk jam subjektiv shumë. Por, ne gazetarët kuptojmë shumë mirë, ai nuk është duke folur për Kosovën, por më doket për Bosnjë. Sipas disa lëvizjeve (Bosnja do të jetë vatër e re), por nuk jam i sigurte se amerikanët do ta lejojnë atë, por ne nuk e dimë kush i kontrollon ata, të ashtuquajtura grupe radikale, jo vetëm islamike, edhe grupet radikale …nga Serbia nga Republika Srbska. Ne nuk e dimë a ke z.Vuçiq i informuar për këtë që ka ndodhur në Basnjkë, nëse Vuçiqi nuk ka qenë i informuar atëherë d.m.th në një moment Rusia e ka udhëhequr shtetin e Serbisë dhe ajo është bash shqetësim”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
“Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, ka thënë ai.
“Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, ka thënë Zelensky.