Avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku ka thënë se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, suspendimet në Prokurorinë e Pejës dhe në polici janë të vonuara dhe të lehta si masa.
Ajo ka thënë se për këtë rast është dashur të arrestohet Kryeprokurorja e Prokurorisë në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe Prokuroja e rastit, njëherësh koordinatore për rastet e dhunës në familje, Arlinda Nallbani-Gacaferri.
“Mendoj së në rastin konkret është dashtë mas më të ashpër. Mendoj se është dashtë masa e arrestimit, kryeprokurores dhe prokurores”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Sipas saj, suspendimi pas katër ditësh të ndodhjes së ngjarjes i zyrtarëve të përfshirë është i vonuar dhe mund të ketë ndikim në procesin e hetimit
“Katër ditë t’i lesh, prokuroret dhe kryeprokuroren , zyrtarët, hetuesit policor të cilët kanë punuar me rastin të kenë qasje në dosje dhe në lëndë është jashtëzakonisht e rëndë për hetime.Në rastin konkret, suspendimi pa konfiskim të telefonave të mjeteve tjera të punës që kanë pas në dispozicion qoftë hetuesi, prokuroja apo kryeprokurorja, patjetër se do ta dëmtojnë procesin e hetimit penal”, ka thënë ajo.
Keqekolla-Sadiku ka thënë se Prokuroria në këtë rast ka bërë shumë lëshime.
Ndërsa, ajo ka thënë se i akuzuari për vrasjen e Arlindës mund të dohent me burgim të përjetshëm.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të suspendoj Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferrin, ndaj të cilave do të zhvillohet procedurë disiplinore lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë lidhur më këtë rast pas rekomandimit të IPK-së.







